10.5 C
Tiranë
Saturday, March 14, 2026
spot_img

Salianji nga Qelia: Lirimi i Berishës,moment çlirues dhe sfidë për Demokratët

Nga qelia nr. 6, ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka reaguar mbi lirimin e Sali Berishës, duke e cilësuar këtë zhvillim si një moment çlirues për demokratët dhe një pikë kthese për Partinë Demokratike në prag të zgjedhjeve.

Salianji e hap mesazhin e tij me tone ironike, duke sfiduar mënyrën se si është interpretuar lirimi i Berishës:

Berishën nuk e liruan, u çlirua! Ishte një imponim që më pas shpërtheu si çlirim energjizues për demokratët dhe një grusht i fortë për kundërshtarët.

Sipas tij, izolimi njëvjeçar i Berishës ishte një padrejtësi e rëndë, ndërsa lirimi i tij erdhi si rezultat i një presioni të dyfishtë, nga brenda vendit dhe nga faktori ndërkombëtar, duke përfshirë rezolutat e PPE-së dhe IDC-së. Salianji thekson se mungesa e zgjedhjeve të lira dhe izolimi i liderit të opozitës ishin faktorë që çuan drejt këtij çlirimi.

Në një thirrje drejtuar demokratëve, Salianji kërkon shmangien e dembelizmit politik dhe një angazhim maksimal në terren në muajt që mbeten deri në zgjedhje:

Rikthimi i Berishës në zyrë duhet të shoqërohet me një mobilizim total. Nuk kemi luksin e fataliteteve të së shkuarës.

Ai paralajmëron gjithashtu kundër çdo përpjekjejey për manipulim politik apo iluzione rreth marrëveshjeve të fshehta që mund të ndikojnë negativisht mbi motivimin e strukturave të PD-së. Sipas tij, euforia për rikthimin e Berishës duhet të shndërrohet në energji pozitive dhe veprim konkret:

Euforia për Berishën nuk duhet të shndërrohet në një barrë për të. Ai ka treguar strategji dhe durim, por tani çdo demokrat duhet të bëhet pjesë aktive e kësaj beteje.

Në përfundim, Salianji thekson rëndësinë e këtyre zgjedhjeve jo vetëm për Partinë Demokratike, por edhe për të ardhmen e vendit. Ai vë theksin te përdorimi i çdo momenti deri në ditën e votimeve:

Koha është i vetmi aset që kemi njësoj si kundërshtarët tanë. Çdo sekondë duhet shfrytëzuar për të çuar mesazhin te çdo qytetar, sado larg apo i zhgënjyer të jetë.”

Me këtë letër të dërguar nga qelia, Salianji kërkon të frymëzojë një frymë të re energjie dhe bashkimi mes demokratëve, duke e vendosur lirimin e Berishës si simbol të një rrugëtimi të ri dhe shprese drejt fitores.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...