14.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

Samiti i Liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe BE-së mbahet në Kotor

Samiti i liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian do të mbahet të enjten, më 16 Maj, në Kotor të Malit të Zi. Gjatë këtij samiti, liderët e vendeve të rajonit, përfaqësues të Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara do të diskutojnë Planin e Rritjes për Ballkanin Perëndimor. Samiti do të organizohet nga kryeministri i Malit të Zi, Milojko Spajiç.

Takimi, i cili do të ndiqet nga Komisioneri Evropian për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Oliver Várhelyi, dhe Ndihmës Sekretari i Shtetit Amerikan për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien, është planifikuar të fillojë në orën 09:30. Samiti organizohet nën sloganin “Një rajon, vizion i përbashkët”.

Përveç liderëve dhe ministrave nga vendet e rajonit, në samit do të marrin pjesë edhe organizata partnere si Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal, Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Banka Evropiane e Investimeve, Banka Botërore, Komuniteti i Transportit, Aleanca Atlantike, Komuniteti i Energjisë, Fondacionet e Shoqërisë së Hapur, ReSPA, GIZ, përfaqësues të lartë të Komisionit Evropian dhe të tjerë.

Një ditë para Samitit, do të mbahet një takim i Ministrave të Çështjeve Evropiane dhe Financave të vendeve të Ballkanit Perëndimor, përfaqësuesve të Komisionit Evropian dhe organizatave partnere.

Muajt e fundit, në Shkup dhe Tiranë janë zhvilluar takime ministrore dhe samite rajonale të liderëve të Ballkanit Perëndimor. Në këto takime, udhëheqësit dhe ministrat e vendeve të rajonit, së bashku me përfaqësuesit e Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara, kanë diskutuar Planin e Rritjes për Ballkanin Perëndimor, i cili përfshin gjashtë miliardë euro grante dhe kredi për të përshpejtuar afrimin socio-ekonomik me Bashkimin Evropian. Plani përfshin dy miliardë euro grante dhe katër miliardë euro kredi të favorshme të garantuara nga BE.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Diel, 15 Mars 2026

0
Dashi Dita ju nxit të veproni me vendosmëri dhe të merrni iniciativa të reja. Në punë mund të shfaqet një mundësi për të treguar aftësitë...

Parashikimi I motit, e Diel, 15 Mars 2026

0
Më 15 mars 2026, moti pritet të jetë i ndryshueshëm me alternime kthjellimesh dhe vranësirash, duke shfaqur periudha të shkurtra dielli, veçanërisht në ultësirat...

Sulm me dron godet bazën amerikane në Aeroportin Ndërkombëtar të Bagdadit

0
Një sulm me dron ka goditur vonë në mbrëmje bazën ushtarake pranë Aeroportit Ndërkombëtar të Bagdadit, konfirmojnë dy zyrtarë të sigurisë për agjencinë AFP. Sipas...

Brikena dhe Gimbo drejt televotimit, Mateo dhe Selin shpëtojnë nominimin

0
Në një zhvillim të ri nga shtëpia e Big Brother, banorët Brikena dhe Gimbo janë të nominuarit që do të përballen me televotimin për...

Kosova nis njohjen e dokumenteve dhe lejet e përkohshme për serbët pa dokumente kosovare

0
Duke filluar nga sot, Qeveria e Kosovës do t’u ofrojë individëve të komunitetit serb që nuk janë pajisur me dokumente kosovare leje të përkohshme...