5.5 C
Tiranë
Monday, February 2, 2026
spot_img

“Samiti i mafias” fundosi trafikantin shqiptar që u kap në Kolumbi teksa sillej si ‘Biznesmen-Turist’

Interpoli e cilësonte si objektiv me vlerë të lartë. Lirido Ajazi, alias Mario, kishte mbërritur në Kolumbi disa muaj më parë dhe ndihej i qetë në vendin latin, pasi hyri pa probleme të mëdha dhe kaloi pa u vënë re nga autoritetet kolumbiane.

Mediat kolumbiane shkruajnë se gjithçka ka rrjedhur normalisht për shqiptarin, i cili shpenzonte shuma të mëdha parash, duke projektuar imazhin e një biznesmeni-turist me të ardhura të shumta. Ajazi shkonte në restorantet më të mira në Cali, në klubet më të njohura të natës dhe gjithmonë shoqërohej nga partnerja e tij, e cila do të përfundonte duke u bërë “thembra e tij e Akilit”.

Megjithatë situata e tij do të ndryshonte pasi një burim anonim do të informonte policinë për një takim të disa trafikantëve të rinj droge në vend, me median kolumbiane që e cilëson këtë si “samiti i mafias”. Mësohet se gjatë takimit Ajazi do të ofronte shërbimet e tij për transportimin e substancave për trafikantët drejt Evropës.

Gjatë komunikimit me homologët e tyre francezë, autoritetet kolumbiane morën raportin se shqiptari dyshohet se ishte përgjegjës për koordinimin e trafikimit të drogës nga ujërat e Paqësorit në Kolumbi përmes disa kontejnerëve të vendosur në Valle del Cauca, Cauca dhe Nariño.

Në dosjen e shqiptarit theksohet se ai ka partnerë shqiptarë, francezë dhe domenikanë të vendosur në Kolumbi, të cilët kanë akses në portet detare për të transportuar hidroklorurin e kokainës në vendet evropiane.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Tiranë: Arrestohen dy agjentë imobiliarë për mashtrim me blerje apartamentesh

0
Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin e koduar “Agjentët e rremë”, duke arrestuar dy shtetas, bashkëjetues, të dyshuar për mashtrim ndaj qytetarëve në emër...

Greqi: Sekuestrohen rreth 75 kg kanabis pranë kufirit me Shqipërinë, një shqiptar në pranga

0
Policia greke në Rajo të Igumenicës ka sekuestruar rreth 75 kilogramë kanabis gjatë një kontrolli të një automjeti që vinte nga kufiri gjelbër me...

Tiranë: Arrestohen 4 persona për trafik armësh në operacionin “Lockdown”

0
Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin e koduar “Lockdown” pas një hetimi dy mujor, duke arrestuar katër persona të dyshuar për trafik dhe shitje...

Limi largohet nga Big Brother VIP Kosova: “ Stitchi gjithmonë zgjedh veten”

0
Banori Limi ka njoftuar largimin nga gara e Big Brother VIP Kosova, duke e cilësuar përvojën brenda shtëpisë si “të paharrueshme”. Ai tregoi se...

Berisha konfirmon: Protesta e 10 shkurtit do të fokusohet vetëm në Tiranë

0
Ish-kryeministri Sali Berisha u përgjigj pyetjeve të ndjekësve në rrjetet sociale lidhur me organizimin e protestës së 10 shkurtit, duke bërë të qartë se...