25.5 C
Tiranë
Friday, September 20, 2024
spot_img

‘Sapo dola nga terapia intensive’, rreperi shqiptar regaon pasi u rrah në një parukeri

Reperi i njohur shqiptar, Sin Boy, është sulmuar dhe ka përfunduar në spital pas një incidenti në një sallon bukurie në Athinë më 29 mars. Gjatë një transmetimi live në TikTok, ai ishte duke lyer flokët kur u sulmua nga dy persona të maskuar.

Edhe pse fillimisht u dyshua se ky sulm ishte një skenë e inskenuar, motra e Sin Boy mohon këtë pretendim, duke thënë se vëllai i saj ka marrë plagë në kokë dhe është ende në spital për trajtim. Ajo përshkroi momentin e sulmit si një ngjarje të papritur, ndërsa thotë se Sin Boy u rrethua dhe u godit me shkelma nga persona të maskuar.

Ndërkohë, Sin Boy ka publikuar një foto në Instagram duke marrë një serum në spital, duke konfirmuar kështu versionin e motrës së tij. Kjo ngjarje ka shkaktuar shqetësim dhe debate në opinionin publik rreth sigurisë së personave publikë dhe fenomenit të transmetimeve live në rrjete sociale.

“Shkuam në spital, se kisha frikë se kishte hematomë në kokë, është në spital. Është nëna ime tani atje, me të. I dhemb koka, është i trullosur. Unë kurrë nuk e kam përjetuar këtë më parë”.

“Ai ishte LIVE në TikTok, unë isha jashtë. Papritur, dëgjuam zhurma, si gjërat që bien. Më thotë shoku im “hajde po e rrahin”. Hyra dhe shoh brenda dy burra të maskuar. Ata shkuan drejt e drejt tij dhe e goditën. Ai u rrëzua dhe u godit me shkelma. Ai u ngrit i trullosur por vajzat e detyruan të ulej. I sollëm ujë, u përpoqa ta ndihmoja, shkuam edhe në një̈ farmaci. Ata vrapuan, dolën dhe filluan të vrapojnë”, tha ajo.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT