13.5 C
Tiranë
Thursday, March 5, 2026
spot_img

Sarandë, dy të plagosur nga grushtet dhe sende të forta: “Shpallen në kërkim dy autorët”

Një incident i dhunshëm ka ndodhur më 15 janar në Sarandë, ku dy persona të moshës 41 dhe 38 vjeç mbetën të plagosur nga sende të forta dhe grushtet gjatë një konflikti për motive të dobëta.

Policia bën me dije se janë shpallur në kërkim dy autorët e dyshuar, një 24-vjeçar dhe një 34-vjeçar, ndërsa hetimet vijojnë për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë.

“Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë/ Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë referuan materiale në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasit K. B., 34 vjeç dhe N. M., 24 vjeç, banues në Sarandë, pasi më datë 15.01.2026, gjatë një konflikti për motive të dobëta, në bashkëpunim me disa shtetas të tjerë të paidentifikuar, kanë plagosur me sende të forta dhe grushta shtetasit B. C., 41 vjeç dhe V. M., 38 vjeç,” njofton policia.

Hetimet dhe puna për kapjen e të gjithë personave të përfshirë në ngjarje janë në vijim, ndërsa materialet janë dërguar në Prokurorinë lokale për veprime të mëtejshme.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Zbardhet dëshmia e Elvis Shehut: “U ndamë vetëm 20 minuta para vrasjes së Çajup...

0
Në seancën e fundit gjyqësore ndaj grupit të Laert Haxhiut, rival i kreut të “Bandës së Lushnjës”, Aldo Bare, është zbardhur dëshmia e Elvis...

“Sulm ndaj drejtorit të IKMT-së në zyrë” – Klesti Çela dhe tre persona të...

0
Një incident i rëndë ndodhi dje në ambientet e Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT), ku drejtori i Ekzekutimit të Vendimeve, Fatmir Meta,...

Aksident në autostradën Fier–Vlorë, “Mercedes” i pret rrugën “Passat”-it, 4 pasagjerët shpëtojnë pa lëndime

0
Një aksident u regjistrua rreth orës 10:00 në autostradën që lidh Fierin me Vlorën, pranë fshatit Panaja, ku u përfshinë dy automjete, një “Mercedes”...

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 4 Mars 2026

0
Dashi Dita sjell vendosmëri dhe iniciativa. Në punë, një mundësi për projekt të ri mund t’ju vendosë në qendër të vëmendjes. Kujdes me vendimet financiare...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 4 Mars 2026

0
Më 4 mars 2026, moti në Shqipëri pritet të jetë dimëror, por gradualisht drejt përmirësimit me alternime të vranësirave dhe kthjellimesh gjatë ditës. Gjatë...