17.5 C
Tiranë
Saturday, March 14, 2026
spot_img

Sarandë/ Grabitje e dhunshme në dyqan: Autori me precedentë penalë të shumtë, në kërkim nga policia

Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur qytetin e Sarandës, ku një person nën kërcënimin e thikës ka grabitur një dyqan konfeksionesh dhe ka ushtruar dhunë ndaj shitëses së re. Ngjarja ndodhi ditën e djeshme në lagjen nr. 2 të qytetit bregdetar.

Sipas burimeve zyrtare, autori ka arritur të marrë një shumë prej 60.000 lekësh të reja nga arka e dyqanit dhe më pas ka ushtruar dhunë fizike ndaj 26-vjeçares. Dyshohet se agresori ka tentuar të kryejë edhe marrëdhënie seksuale me dhunë me të, duke e përkeqësuar më tej situatën.

Policia ka reaguar menjëherë dhe ka shpallur në kërkim autorin e dyshuar, i cili është identifikuar si Jorgo Kumaraku, alias Leonard Kumaraku, 48 vjeç, banues në fshatin Livadhja të Bashkisë Finiq. Sipas policisë, ai është përdorues i lëndëve narkotike dhe ka një histori të gjatë me precedentë penalë.

Kumaraku është dënuar më herët për grabitje të armatosura, përdorim armësh të ftohta, kanosje dhe deklarime të rreme. Në vitin 2007 ai grabiti një kazino në Sarandë duke përdorur një armë lodër dhe u dënua me 5 vite burg. Një vit më pas, ai u përfshi në një incident në paraburgim, duke u përpjekur të implikonte padrejtësisht një punonjës policie.

Në vitin 2013, brenda një jave, ai realizoi dy grabitje të tjera në kazino në Sarandë dhe Gjirokastër, përsëri nën kërcënimin e një arme lodër. Në vitin 2022, ai u dënua me 1 vit e 4 muaj burg për kanosje dhe armëmbajtje pa leje, ndërsa në korrik të 2023-s u arrestua për vjedhje në një hotel në fshatin e tij të lindjes.

Autoritetet bëjnë me dije se Kumaraku është gjithashtu i dënuar në Greqi për trafik droge dhe konsiderohet person me rrezikshmëri të lartë. Policia e Sarandës është në ndjekje të tij dhe po punon për kapjen e menjëhershme.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...