14.5 C
Tiranë
Saturday, March 14, 2026
spot_img

Sarandë/Të zhdukur pre 15 ditësh , gjendet mjeti i fshehur me të cikin dyshohet se janë rrëmbyer të dy

Zhvillime të rëndësishme kanë ndodhur 48 orët e fundit lidhur me zbardhjen e ngjarjes së rëndë të zhdukjes prej 15 ditësh të dy 46 vjecarëve Leonard Thodhori i njohur si “Kocole” dhe Fatmir Sulovari alias Fatmir Krasniqi.

Forcat e policisë së Sarandës në bashkëpunim me forcat operacionale të Vlorës kanë shoqëruar disa persona me banim në Sarandë, kryesisht me precedentë penalë. Ata janë dërguar në Vlorë ku janë marrë në pyetje dhe nuk dihet ende nëse janë liruar apo mbajtur.

Ndërkohë në një magazinë në afërsi te fshatit Nivicë të Bashkisë, Himarë është gjetur i fshehur një automjet tip “Mercedes-Benz” që mendohet se është mjeti me të cilin janë rrëmbyer Leonard Thodhori dhe Fatmir Sulovari.

Një automjet fuoristradë tip “Range Rover” është sekuestruar në Qafë-Gjashtë ndërkohë që janë marrë për verifikim edhe 6 mjete të tjera.

Policia mendon se dy të zhdukurit janë ekzekutuar dhe trupat e tyre mund të ndodhen në territor të Bashkisë Konsipol. Paraprakisht mendohet se dy të zhdukurit i kanë njohur rrëmbyesit, pasi në disa pamje filmike të levizjes së mjetit te tyre, dallohet Fatmir Sulovari teksa ndodhet i ulur në sediljen e parë duke mbajtur dorën në tavan, por në gjendje normale. Nga pamjet filmike është e vështirë te dallohet shoferi dhe pasagjerët pas, por dihet qe targat e mjetit janë greke të vjedhura në Lezhë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...