6.5 C
Tiranë
Wednesday, January 28, 2026
spot_img

“S’do ketë më taksa për shërbime që nuk ekzistojnë”, Meta mbledh strukturat e PL

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka zhvilluar këtë pasdite një takim me strukturat e PL në kryeqytet.

Meta tha se programi i Belind Këlliçit, ka krijuar një entuziazëm të jashtëzakonshëm në kryeqytet për vetë faktin se i shërben qytetarëve.

Më tej ai shtoi se nuk do ketë më taksa për shërbime që nuk ekzistojnë.

“Programi i kandidatit tonë Belind Këlliçit është një program që ka krijuar një entuziazëm të jashtëzakonshëm në kryeqytet sepse më në fund po vjen një kryetar me një program për qytetarët. Përshëndes të gjithë këshilltarët tanë për punën e shkëlqyer që po bëjnë, Ka vend për të shtuar ritmin e komunikimit me të gjithë qytetarët. Jeni me fat që kemi një program të shkëlqyer me të cilin keni të drejtë të kërkoni votën e çdo qytetari. Nuk do ketë më taksa për shërbime që nuk ekzistojnë. E dinë më mirë banorët e Astirit se kush është më prioritare të bëhet sot për ta. Do të jenë qytetarët që do të thonë zërin e tyre dhe do jenë ekipi i shkëlqyer i këshilltarëve që do japë zgjidhjen e duhur për kërkesat e tyre. Emrin e kryesuesit të listës sonë e dinë të gjithë, doktor Alimehmeti. Shkoni pyesni te oborri i PS, listën e tyre nuk ka asnjë emër. Të gjithë zyrtarë dhe nëpunës të qeverisë”- tha Meta.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Isa Myzyraj: “Mazhoranca na theu besimin”, thirrje deputetëve: “Mos e votoni projektligjin për shpifjen”

0
Isa Myzyraj akuzon mazhorancën për thyerje besimi: Thirrje deputetëve të mos votojnë projektligjin për shpifjen Gazetari Isa Myzyraj ka akuzuar mazhorancën qeverisëse për thyerje të...

I shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje të trefishtë, arrestohet në Tiranë 52-vjeçari nga...

0
Një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje të trefishtë në Maqedoninë e Veriut është arrestuar në Tiranë, pas disa muajsh hetime dhe...

DJ Onno konfirmon romancën me Gretën: “Po, jemi bashkë”, lidhja që ndezi rrjetin në...

0
Selin Bollati dhe Greta Kazazi janë kthyer në dy nga banoret më të përfolura të këtij edicioni të “Big Brother VIP Albania”, jo vetëm...

Kim Kardashian rrëfen si përdori Britney Spears për famë: “Fama ishte gjithçka që doja”

0
Kim Kardashian ka bërë një rrëfim të pazakontë nga vitet e para të përpjekjeve të saj për famë, gjatë një bisede në podkastin “Khloé...

Horoskopi ditor, e Martë, 27 Janar 2026

0
♈ Dashi Ditë reflektimi. Merrni kohë për të menduar para se të veproni. ♉ Demi Qëndrueshmëri dhe siguri. Çështjet praktike marrin drejtim pozitiv. ♊ Binjakët Komunikimi sjell zgjidhje. Një...