5.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

“S’e shpjegoj dot ndryshe, ka qenë në depresion” – Vrasje në Xibërr, 65-vjeçari masakrohet me thikë nga kushëriri

Fshati Xibërr në Klos u trondit mbrëmjen e djeshme nga një ngjarje e rëndë kriminale: 65-vjeçari Selim Velsula u masakrua me mjet prerës nga kushëriri i tij, Hazbi Velsula. Viktima u gjet i pajetë me plagë të shumta me thikë në gjoks.

Ngjarja ndodhi pranë banesës së viktimës, ndërsa thika me të cilën dyshohet se u krye krimi u gjet në vendngjarje.

Kushëriri: “Nuk kishin konflikte. Mendoj se ka qenë në gjendje të rënduar psikologjike”

Për News24, ka folur kushëriri i parë i viktimës, Rasim Velsula, i cili hedh dyshime mbi gjendjen mendore të autorit:

“Kemi hyrje-dalje me të dyja familjet. Unë them që autori ka qenë në depresion, nuk e shpjegoj dot ndryshe. Është i ri, i pamartuar. Nuk kishin konflikte me njëri-tjetrin.”

Sipas tij, Hazbi Velsula jetonte në Tiranë me familjen dhe kthehej vetëm për të punuar tokat në Xibërr.

“Ne e dinim sikur ishin jashtë shtetit, në Greqi, por ja që ndodhi kjo që ndodhi”, shtoi ai.

Autori i dyshuar, arrestuar në Tiranë – Motivet mbeten mister

Policia ka mundur të lokalizojë dhe të arrestojë Hazbi Velsulën në zonën e Alliasit në Tiranë, pak orë pas krimit. Deri më tani nuk janë bërë publike motivet e krimit, ndërsa hetimet po vijojnë për të sqaruar rrethanat dhe gjendjen psikologjike të autorit në momentin e ngjarjes.

Ngjarja ka tronditur komunitetin lokal, për shkak të lidhjeve familjare midis viktimës dhe autorit, si dhe mungesës së çdo konflikti të njohur mes tyre.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...