5.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

Sekretari amerikan i Shtetit Anthony Blinken: “Duhet të lëvizim çdo gur, do të propozojmë një takim NATO-Rusi”

Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken, zbuloi në Këshillin e Sigurimit se ka kërkuar që javën e ardhshme të takohet me homologun rus, Sergei Lavrov.

Gjatë fjalës së mbajtur në OKB, Blinken deklaroi gjithashtu se SHBA-të propozojnë një takim të këshillit NATO-Rusi dhe këshillit të përhershëm të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, në një përpjekje për të zgjidhur tensionet në kufijtë e Ukrainës “pa konflikt”.

Sipas Blinken, këto takime mund të “hapin rrugën” për një samit të liderëve kryesorë për të diskutuar shqetësimet reciproke të sigurisë.

“Si diplomatë ne kemi përgjegjësinë të bëjmë çdo përpjekje që diplomacia të ketë sukses dhe për këtë nuk duhet të lëmë asnjë gur pa lëvizur”- tha ai.

Blinken shtoi se SHBA-të besojnë se zbatimi i Marrëveshjes së Minskut është jetik për të siguruar një rrugë diplomatike.

Sipas tij SHBA-ja do të “lehtësohet” nëse paralajmërimet e saj për Rusinë janë të pasakta dhe parashikimet për një sulm të mundshëm të gabuara.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...