8.5 C
Tiranë
Thursday, March 26, 2026
spot_img

Sekretari amerikan paralajmëron luftë të gjatë në Ukrainë, bën thirrje për më shumë armatime

Ministrat e Mbrojtjes të NATO-s u mblodhën të enjten në Bruksel për të diskutuar marrëdhëniet në të ardhmen me Ukrainën, ndërsa agresioni rus është bërë pengesë për synimet e vendit për t’iu bashkuar aleancës. Ministrat morën pjesë gjithashtu në takimin e atij që njihet si Grupi i Kontaktit për Ukrainën, që udhëhiqet nga Shtetet e Bashkuara e në përbërje të së cilit janë 50 vende. Grupi synon të grumbullojë sa më shumë armatime për Ukrainën.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes Lloyd Austin u bëri thirrje të enjten aleatëve të Kievit të bëjnë të gjitha përpjekjet për të siguruar armë për Ukrainën, veçanërisht për mbrojtjen ajrore.

Duke iu drejtuar një takimi të ministrave të mbrojtjes, të vendeve anëtare të Grupi të Kontaktit, zoti Austin theksoi se Kievi ka nevojë për mbështetje afatshkurtër dhe afatgjatë.

Forcat ukrainase kanë treguar trimëri dhe aftësi të jashtëzakonshme, lufta e Ukrainës është një maratonë, jo një sprint. Ndaj ne do të vazhdojmë t’i ofrojmë Ukrainës aftësitë për të përmbushur nevojat urgjente si dhe ato që i nevojiten për të garantuar siguri nga agresioni rus në plan afatgjatë. Nuk duhet të ketë asnjë dyshim, se ne do të qëndrojmë me Ukrainën për një kohë të gjatë”, tha ai.

Sekretari Austin vuri në dukje se grupi i kishte dhënë Ukrainës sisteme të mbrojtjes ajrore Patriot, IRIS-T dhe NASAMS. Por ai tha se Kievi kishte nevojë për më shumë. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg tha se mbështetja e aleancës për Ukrainën, ka sjellë ndryshime në fushën e betejës, ndërsa vendi ka nisur kundërofensivën ndaj Rusisë.

Ajo që ne po shohim është një luftë e ashpër. Është ende herët, por megjithatë ne po shohim se ukrainasit po bëjnë përparim dhe se Ukraina është në gjendje të çlirojë tokën e pushtuar. Kjo për shkak të guximit, trimërisë dhe aftësive të ushtarëve ukrainas. Por gjithashtu thekson dhe demonstron se mbështetja që aleatët e NATO-s i kanë dhënë Ukrainës po sjell në fakt ndryshim në fushën e betejës”.

 

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Gjermania planifikon taksë mbi pijet me sheqer dhe kufizim të energjikeve për të rinjtë...

0
Gjermania po ndërmerr një nismë ligjore për vendosjen e taksës mbi pijet që përmbajnë sheqer, si dhe për kufizimin e përdorimit të pijeve energjike...

82-vjeçari gjendet pa jetë në Klos, dyshohet se rrëshqiti nga shkëmbi

0
Një 82-vjeçar është gjetur pa shenja jete pasditen e kësaj të mërkure në Klos. Sipas Policisë, i moshuari, me inicialet E. M., ishte shpallur i...

“Homeland Justice”: “Kemi hakuar Postën Shqiptare, posedojmë të gjitha të dhënat”

0
Një tjetër sulm kibernetik është raportuar ndaj institucioneve shtetërore në Shqipëri, ku pas ndërhyrjes në faqen e Kuvendi i Shqipërisë, grupi Homeland Justice pretendon...

Pjekuria nuk vjen në 18 vjeç/ Studimet: Truri vazhdon të zhvillohet deri në të...

0
Shumë njerëz e lidhin të qenit i rritur me moshën 18 vjeç, kur ligjërisht fitohet statusi i adultit. Megjithatë, studimet e fundit në fushën...

Ndryshim në Ujësjellësin e Vlorës/ Klevis Kaso merr drejtimin e institucionit

0
Klevis Kaso është emëruar në krye të institucionit të Ujësjellësit në Vlorë, duke marrë një nga pozicionet kyçe në administrimin e shërbimeve publike në...