13.6 C
Tiranë
Friday, May 16, 2025
spot_img

Sekuestrohen 49 kilogramë kokaine në Portin e Durrësit / E fshehur në një kontenier të mbushur me banane

Një sasi prej 49 kilogramë kokaine është sekuestruar në Portin e Durrësit dhe që vinte nga Ekuadori. Sipas policisë lënda narkotike ishte fshehur në një kontenier të mbushur me banane

Policia njofton se është arrestuar administratori i firmës në Maminas, 49-vjeçari S.Ç. nga Sauku, ku dhe do të zbarkonte konteineri me kokainë.

Vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje, identifikimin dhe kapjen e autorëve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.
Njoftimi i policisë
Finalizohet operacioni i koduar “MERSIN”.
Operacioni i zhvilluar në Portin e Durrësit, nga strukturat e Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me autoritetet doganore në Port Durrës.
Sekuestrohen rreth 49 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike kokainë.
Arrestohet në flagrancë poseduesi i lëndës narkotike.
Strukturat e Policisë së Shtetit, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e trafikimit të lëndëve narkotike, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative dhe hetimet e kryera se në një kontenier fshihej një sasi e konsiderueshme lënde narkotike kokainë, në bashkëpunim me autoritetet doganore kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “MERSIN”.
Si rezultat i operacionit, gjatë kontrollit të imtësishëm të ushtruar në disa kontenierë, u bë e mundur që në njërin prej tyre, i cili ishte i ngarkuar me banane dhe ishte nisur nga Ekuadori me destinacion Shqipërinë, për llogari të një firme me qendër në Maminas, me administrator shtetasin S. Ç., të gjendej dhe sekuestrohej në cilësinë e provës materiale rreth 49 kilogramë lëndë narkotike e dyshuar kokainë.
Në vijim të veprimeve, nga Seksioni për Hetimin e Narkotikeve në DVP Durrës u arrestua në flagrancë shtetasi S. Ç., banues në Sauk, Tiranë.
Nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje, identifikimin dhe kapjen e autorëve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.
Për arsye hetimore nuk jepen detaje të tjera rreth operacionit.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Martë, 13 Maj 2025

0
Ja parashikimi astrologjik për të martën, 13 maj 2025, për secilën shenjë të zodiakut, bazuar në burime të ndryshme: ⸻ ♈ Dashi (21 Mars – 19...

Parashikimi i motit, e Martë, 13 Maj 2025

0
Më 13 maj 2025, Shqipëria do të përjetojë një ditë me kushte atmosferike të paqëndrueshme. Vranësirat dhe rrebeshet e shiut do të jenë të...

Peshkopi: Babai i kandidatit të PS qarkullon i lirë pas të shtënave me armë...

0
Pas raportimeve për përfshirjen e Esat Gjurës, efektiv policie dhe njëherazi babai i kandidatit socialist në Peshkopi, Daniel Gjura, në një incident të rëndë...

Kaos në Vlorë nga “Giro d’Italia”, qytetarët bllokohen në trafik dhe s’mund të votojnë

0
Vlora është përfshirë sot nga një bllokim i rëndë trafiku, duke krijuar kaos të vërtetë në qarkullimin rrugor dhe duke penguar seriozisht qytetarët që...

Edi Rama u bën thirrje qytetarëve: Votoni, është detyrë qytetare dhe patriotike

0
Kryeministri Edi Rama ka bërë një thirrje të drejtpërdrejtë përmes rrjeteve sociale, duke ftuar qytetarët që ende nuk kanë votuar, të dalin dhe të...