7.5 C
Tiranë
Friday, January 23, 2026
spot_img

Sekuestrohen mbi 21 kg kanabis në formë çokollate, vihet në pranga 37-vjeçari dhe shpallet në kërkim bashkëpuntori i tij

Sekuestrohen 21 kg e 35 gram lëndë narkotike kanabis e përpunuar në formë çokollate, vihet në pranga 37-vjeçari (poseduesi i saj) dhe shpallet në kërkim bashkëpuntori i tij.

Nga kontrollet e ushtruara në disa banesa pas informacioneve të marra, policia gjeti në apartamentin e 37-vjeçarit Florian Meti, 38 pako të mbështjella me kanabis në formë çokollate.

Njoftimi i policisë:

Vijojnë goditjet e njëpasnjëshme ndaj veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.  Finalizohet operacioni policor i koduar “Camel”, i zhvilluar nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë.

Sekuestrohen 21 kg e 35 gram lëndë narkotike kanabis e përpunuar në formë çokollate, vihet në pranga 37-vjeçari (poseduesi i saj) dhe shpallet në kërkim bashkëpuntori i tij.

37-vjeçari i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje. Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative për shpërndarjen e lëndëve narkotike kanabis e përpunuar në formë çokollate, finalizoi me sukses operacionin e koduar “Camel”, në kuadër të të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

Florian Meti (Martaneshi), 37 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”.  Si dhe u shpall në kërkim  bashkëpuntori i tij shtetasi V. M., 34 vjeç. Gjatë kontrollit të banesave dhe ambienteve të ndryshme, në një banesë ku ndodhej dhe 37-vjeçari (i arrestuar në flagrancë), shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 84 pako, me peshë 21 kg e 35 gram lëndë të dyshuar narkotike kanabis në formë çokollate. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Raporti zbulon: Fitbit mbledh më shumë të dhëna nga përdoruesit sesa e prisnit

0
Një studim i fundit i kompanisë VPN Surfshark tregon se aplikacionet e fitnesit mund t’ju ndjekin edhe kur nuk jeni duke ushtruar. Analiza ka...

Altin Çoku mohon akuzat për Sibelën Abedini: “Nuk e kam publikuar foton intime, ajo...

0
Rast i rëndë dhe i komplikuar rikthehet në vëmendje të mediave. Historia e Sibela Abedinit, e cila humbi jetën më 10 shkurt 2024 duke...

Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e “Agi Kons” për heqjen e sekuestros së apartamentit...

0
Tiranë – Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë ka vendosur të mos pranojë kërkesën e kompanisë së ndërtimit “Agi Kons”, në pronësi të biznesmenit...

“Bravo Stelina, të qsha robt, nuk më plas tr*pi që ka kamera” – Keijsi...

0
Keijsi Hyseni risjell tensionin në Big Brother VIP: fjalët e rënda ndaj Stelinës shkaktojnë reagime Një tjetër episod i tensionuar ka përshkuar shtëpinë e “Big...

Tabaku propozon dekriminalizimin e fyerjes dhe shpifjes, por Komisioni rrëzon projektligjin

0
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, prezantoi sot në Komisionin për Evropën dhe Punët e Jashtme ndryshimet në Kodin Penal për mbrojtjen e gazetarëve...