6.5 C
Tiranë
Saturday, November 23, 2024
spot_img

Sekuestrohet një sasi e madhe kokaine në portin e Hamburgut, pjesë e tyre dhe shqiptarë

Policia gjermane ka konfiskuar në portin e Hamburgut një sasi prej 240 kg droge kokainë.

Sasia e drogës vinte nga Amerika Latine dhe me shkarkimin e saj po merrej një grup prej 9 vetash, 3 prej të cilëve ishin shqiptarë. Pjesa tjetër ishin 3 gjermanë dhe 3 maqedonas.

Ky grup kishte akses për të hyrë në port dhe paraqiteshin si punonjës të tij. Mosha e të arrestuarve varionte prej 26 deri në 41 vjeç.

Policia i arrestoi të gjithë pjesëtarët e grupit, ndërsa në kontrollet që u bë në banesat e tyre u gjetën 7 mijë euro në cash, telefona celularë dhe dokumente të ndryshme.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT