12.5 C
Tiranë
Saturday, March 21, 2026
spot_img

Sekuestrohet sasia rekord e drogës e fshehur në blloqe mermeri

Policia australiane ka sekuestruar një sasi rekord të drogës me vlerë 1.1 miliardë dollarë, e fshehur në blloqe të mëdha mermeri.

Më shumë se 1,800 kg metilamphetaminë u gjetën në disa kontejnerë detarë që mbërritën në portin e Sidneit gjatë javëve të fundit të fshehura në pllaka mermeri. Droga e sekuestruar, konsiderohet si sasia më e madhe e kapur ndonjëherë në vend.

“Ajo që mësuam sot është se kapacitetet e kësaj sindikate kriminale, në volum dhe sasi janë tepër të mëdha. Këto shifra janë shqetësuese”, u shpreh një zyrtar i policisë.

Asnjë person nuk është arrestuar deri më tani në lidhje me sekuestrimin e fundit, por policia australiane vuri në pranga tre persona për një sasi tjetër droge të fshehur në pllaka mermeri gjatë javës së kaluar.

Të gjitha dërgesat mësohet se e kanë origjinën nga rajoni i Lindjes së Mesme. Metilamphetamina është një nga varietetet më të fuqishme të drogës amfetamine.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Zhdukje dhe gjakmarrje që shtrihen përtej kufijve, SPAK zbërthen vrasjen e Klevis Lleshit

0
Pas pesë vitesh hetime intensive, Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka zbuluar detaje tronditëse mbi vdekjen e Klevis Lleshit, 21-vjeçarit...

Dj Gimbo tregon lidhjen me Selin: “Pa Selin ndihem si peshku pa ujë”

0
I ftuar në “Goca dhe Gra” këtë të premte, Dj Gimbo, i cili u eliminua nga “Big Brother VIP”, foli hapur për marrëdhënien e...

Mateo kërkon ngushëllim tek Selin pas mërzitjes me Brikenën

0
Pas incidentit të ndodhur pas mesnate me Brikenën, Mateo duket se po tenton të gjejë ngushëllim dhe mirëkuptim duke e krahasuar situatën e tij...

Punëtori shqiptar humb jetën në aksident në kantier

0
Carpi, Itali – Një aksident i rëndë ka tronditur kantierin e ndërtimit në Carpi, ku një punëtor shqiptar 52-vjeçar, Murat Tafçiu, ka humbur jetën...

Vrasje në Itali: Shqiptari 30-vjeçar Gjergj Pergegaj qëllohet me katër plumba në Olmo, një...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Olmon në Itali, ku gjatë natës së mesnatës midis 20 dhe 21 marsit, Gjergj Pergegaj, 30 vjeç, u...