9.5 C
Tiranë
Wednesday, March 18, 2026
spot_img

Serbia dhe disa vende të tjera shitën kriptovaluta false, Europol nis hetimin kundër grupeve të krimit të organizuar

Europoli ka njoftuar se autoritetet policore dhe gjyqësore nga Serbia, Bullgaria, Qiproja dhe Gjermania, me mbështetjen e Europol-it (Agjencia Evropiane e Policisë) dhe Eurojust-it (Agjencia e Bashkimit Evropian për Bashkëpunim në Drejtësinë Penale), kanë nisur një hetim kundër grupeve të krimit të organizuar për mashtrimet që kanë të bëjnë me investimet përmes internetit.

Ky rrjet kriminal, i cili përbëhet nga disa grupe të ndryshme kriminale që operojnë përmes qendrave të thirrjeve (“Call center”), ka joshur viktimat, kryesisht nga Gjermania, për të investuar shuma të mëdha parash në skema të rreme të kriptovalutave.

Për këtë arsye, Europoli ka krijuar një Grup punues operues për të mbështetur hetimin ndërkufitar, thuhet në një njoftim të Europolit.

Në kuadër të aksionit janë arrestuar 15 persona, 14 prej tyre në Serbi dhe një në Gjermani, si dhe janë pyetur 261 persona, disa prej të cilëve janë ndjekur penalisht (42 në Bullgari, dy në Qipro, tre në Gjermani dhe 214 në Serbi).

Gjithashtu, janë kontrolluar 22 lokacione (pesë në Bullgari, dy në Qipro, 15 në Serbi) duke përfshirë katër qendra të thirrjeve dhe 11 zyra në Serbi, dy zyra në Qipro, dy kompani dhe tre zyra në Bullgari.

Janë sekuestruar tre vend-deponime online me rreth një milion dollarë në kriptovaluta dhe rreth 50 mijë euro të gatshme, tre automjete, pajisje elektronike dhe kopje rezervë e të dhënave, si dhe dokumentacioni.

Aktualisht vlerësohet se dëmi financiar i viktimave gjermane është mbi dy milionë euro, ndërsa viktima ka edhe në vende të tjera si Zvicër, Australi dhe Kanada.

Hetimi sugjeron se numri i rasteve që nuk janë raportuar është shumë më i lartë, që do të thotë se fitimet e paligjshme të realizuara nga grupet kriminale mund të jenë në qindra miliona euro, tha Europoli./REL

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 18 Mars 2026

0
Dashi Dita mund të sjellë disa sfida të vogla, por energjia juaj do t’ju ndihmojë t’i kapërceni. Në punë kërkohet përqendrim. Në dashuri, shmangni reagimet...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 18 Mars 2026

0
Më 18 mars 2026, moti pritet të jetë i paqëndrueshëm, me vranësira të dendura dhe reshje të herëpashershme shiu në pjesën më të madhe...

Sylvinho rikthen Taulant Seferin në Kombëtare për fazën “play-off”

0
Në një lëvizje strategjike për fazën vendimtare të kualifikimeve, trajneri i Kombëtares Shqiptare, Sylvinho, pritet të rikthejë sulmuesin Taulant Seferi në ekip. Ish-lojtari i...

Samsung ndalon Galaxy Z TriFold pas vetëm tre muajsh, shitjet vazhdojnë deri në stok

0
Telefoni i parë i Samsung me palosje të dyfishtë, Galaxy Z TriFold, pritet të ndërpritet rreth tre muaj pas lansimit të tij, sipas një...

Aksidenti tragjik në Tiranë: Autoboti i UKT u përplas me 72-vjeçaren, ja çfarë u...

0
Një aksident me pasoja fatale ka ndodhur mesditën e së martës në Tiranë, duke tronditur zonën e ish-ekspozitës në bulevardin Gjergj Fishta. Një grua...