19.5 C
Tiranë
Tuesday, March 24, 2026
spot_img

“Serbia s’kërkon paqe në rajon, por destabilzim”, Osmani pas rrëmbimit të 3 policëve

Presidentja Osmani thotë se ngjarja e sotme në Kosovë ku u rrëmbyen 3 efektivë policie është agresion nga ana e Serbisë, ndërsa shton se ky akt tregon se Serbia nuk është e interesuar për paqe e stabilitet në rajon, por për destabilzim.
Kidnapimi i tre zyrtarëve policorë brenda territorit të Republikës së Kosovës është agresion nga ana e Serbisë. Ky akt dëshmon edhe njëherë se Serbia nuk është e interesuar për paqe e stabilitet në rajon, por për të shkaktuar destabilizim të Kosovës dhe gjithë rajonit.
Akti i sotëm dëshmon se Serbia vazhdon të veprojë me logjikën e së kaluarës, tendencat hegjemoniste të së cilës kanë shkaktuar krime të tmerrshme dhe shumë viktima.
Policia e Kosovës ka treguar përkushtim e vendosmëri për ta ruajtur rendin dhe ligjin për të gjithë qytetarët pa dallim, ndaj një akt i tillë kërkon një reagim të ashpër dhe veprim të unifikuar të komunitetit ndërkombëtar ndaj tendencës së Serbisë për destabilizim të rajonit.
Zyrtarët policorë duhet të lirohen menjëherë dhe pa asnjë kusht! Institucionet e Kosovës nuk do të heqin dorë nga angazhimi për sundimin e ligjit, sikurse edhe nga përkushtimi për paqe e stabilitet afatgjatë!’- tha Osmani.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Vonuan operacionin e vajzës sime”: procedohen dy mjeke, motër e vëlla, pas kallëzimit të...

0
Dy mjeke, motër e vëlla, janë proceduar penalisht pas një kallëzimi të bërë nga një qytetar, i cili i akuzon për neglizhencë në trajtimin...

“Bota zgjodhi të mos qëndronte indiferente”: Ferit Hoxha kujton ndërhyrjen e NATO në Kosovë

0
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka përkujtuar përmes një mesazhi publik ndërhyrjen e NATO në Kosovë, duke e cilësuar atë...

“Italianët thanë ‘JO’”: Giorgia Meloni pranon humbjen, opozita feston “një pranverë të re politike”

0
Qytetarët italianë i kanë dhënë një goditje të fortë qeverisë së drejtuar nga Giorgia Meloni, duke rrëzuar në referendum reformën në drejtësi të propozuar...

Horoskopi ditor, e Martë, 24 Mars 2026

0
♈ Dashi Je plot energji dhe gati për të vepruar. Kujdes me vendimet e nxituara, sidomos në çështje personale. ♉ Demi Kërkon qetësi dhe stabilitet. Është moment...

Parashikimi I motit, e Martë, 24 Mars 2026

0
Më 24 mars 2026, moti në Shqipëria paraqitet tipik pranveror, me kushte të qëndrueshme dhe temperatura të buta në pjesën më të madhe të...