8.5 C
Tiranë
Saturday, December 6, 2025
spot_img

Serbia vazhdon të kërcënohet nga bombardimet, kapen shtetet nga kanë ardhur kërcënimet

Serbia është përballur gjatë javës që kaloi me një sërë kërcënimesh për vendosjen e bombave në institucionet shtetërore të Beogradit.

Anëtarë të shërbimeve të sigurisë kanë identifikuar deri më tani disa shtete prej të cilave, sipas Serbisë, kanë ardhur mesazhet kërcënuese

“Është përcaktuar se tetë kërcënime të tilla kanë ardhur nga Polonia, katër nga Gambia, dy nga Irani dhe Nigeria dhe një nga Ukraina, Sllovenia dhe Rusia”, tha ministria përmes një njoftimi të mërkurën në mbrëmje.

Në njoftim po ashtu thuhet se autoritetet kanë identifikuar vendndodhjet e 19 adresave elektronike prej të cilave janë dërguar mesazhet kërcënuese për vendosje të bombave në lokacione të ndryshme në Serbi.

“Këta janë të huaj të cilët nuk jetojnë në Serbi”, u tha në njoftim.

Për këto raste, Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë ka këmbyer të dhëna përmes Europol-it dhe Interpol-in dhe me autoritetet në Suedi, Lituani, Zvicër, Rusi dhe Hungari, por edhe me kompaninë Google.

Sipas njoftimit, 18 adresa janë të shërbimit të Gmail-it dhe një adresë elektronike është nga ProtonMail. Sipas Ministrisë së Brendshme, këto mesazhe kërcënuese u janë dërguar qytetarëve të Serbisë në ditët e kaluara.

“Për shkak të raportimeve të rreme për vendosje të bombave në ndërtesa publike, anëtarët e Ministrisë së Brendshme kanë ndjekur tetë persona, qytetarë të Serbisë, gjatë katër ditëve. Dy janë arrestuar dhe kallëzime janë ngritur kundër gjashtë personave të tjerë mitur”, tha kjo ministri.

Ekipet e Ministrisë së Brendshme të Serbisë u tha se gjatë tre ditëve të fundit kanë kryer inspektime në disa qindra ndërtesa publike, shkolla, spitale dhe qendra tregtare në mbarë Serbinë. Pas këtyre inspektimeve, kjo ministri tha se kanë ardhur në përfundim se të gjitha kërcënimet kanë qenë alarme të rrejshme.

Kryeministri e Serbisë, Ana Bërnabiç, tha më 17 maj se raportimet për vendosje të bombave në Serbi ishin presione nga jashtë sepse Serbia nuk ka vendosur sanksione ndaj Rusisë, pasi Moska nisi pushtimin e Ukrainës. Ndërkaq, më 16 maj, ministri i Brendshëm, Aleksandar Vullin, tha se një luftë speciale po bëhej ndaj Serbisë me raportimet për bomba.

Anëtarët e Ministrisë së Brendshme, të Drejtorisë së Krimeve në Polici, kanë bashkëpunuar për këto raste me Zyrën e Prokurorit për Krim të Organizuar dhe Zyrën e Prokurorit të Lartë Publik, por edhe me Zyrën e Prokurorisë Speciale për Krime kundër Teknologjisë së Lartë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

U plagos nga bashkëmoshatari , ndërron jetë 15-vjeçari Erion Boba, pas 10 ditësh lufte...

0
Ka ndërruar jetë në spital 15-vjeçari nga Durrësi, Erion Boba, i cili u plagos rëndë me thikë nga një bashkëmoshatar pak ditë më parë....

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...