12.5 C
Tiranë
Saturday, March 21, 2026
spot_img

Serbia zotohet se do të ndjekë penalisht personat që shkaktuan dhunë pas marshit të LGBT-së

Zyra e Prokurorit në Beograd të Serbisë tha se do të bëjë gjithçka që të identifikojë dhe ndjekë penalisht ata që shkaktuan dhunë gjatë marshit të EuroPride, që zyrtarisht ishte i ndaluar që të mbahej.

Zyra e Prokurorit tha më 18 shtator se do të punojë “për të përcaktuar të gjitha rrethanat e rëndësishme ndaj sulmeve të anëtarëve të Ministrisë së Brendshme… sulmeve dhe kërcënimeve ndaj gazetarëve, por edhe ndaj disa pjesëmarrësve të ngjarjes së EuroPride-it”.

Në deklaratë u tha se autoritetet e drejtësisë do të punojnë me Ministrinë e Brendshme për të identifikuar dhe ndjekur penalisht përgjegjësit për dhunën, dhe disa prej të tyre u cilësuan si “huliganë”.

EuroPride në Beograd me prezencë të shtuar policore
Ministria e Brendshme serbe më 13 shtator njoftoi zyrtarisht se do të ndalonte mbajtjen e Javës së EuroPride, që kulmon me marshin në rrugët e Beogradit. Të njëjtën masë tha se e ka marrë edhe ndaj protestave të paralajmëruara.

Arsyeja e ndalesës u tha se ishte për shkak të “rrezikut nga dhuna, shkatërrimit të pronës dhe formave të tjera të prishjes së rendit publik në shkallë të gjerë”.

Por, aktivistët e komunitetit LGBT, megjithatë marshuan në rrugët e Beogradit. Në këtë marsh morën pjesë 1.000 aktivistë dhe rreth 6.000 policë u dislokuan për të mbajtur rendin. Gjatë marshit, policia u përlesh me grupet e djathta, që kishin dalë për të kundërshtuar marshin.

Organizatorët e EuroPride-it po ashtu u përballën me kundërshtime të mëdha nga Kisha Ortodokse Serbe.

Më 18 shtator u raportua për disa incidente. Autoritetet thanë se protestuesit kundër marshit të LGBT-së hodhën shishe drejt policisë, duke tentuar që të pengonin ecjen e aktivistëve.

Zyrtarët serbë thanë se 87 persona janë ndaluar, ndërkaq ministri serb i Punëve të Brendshme, Aleksandar Vulin, njoftoi se ndaj 11 prej të ndaluarve janë iniciuar raste penale.

Para mbajtjes së marshit, organizatorët thanë se kishin marrë garanci nga kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq – e cila është lezbike – se rrugët e Beogradit do të ishin të sigurta.

Pas marshit, Bërnabiq u tha gazetarëve se “policia bëri punë të mirë”, duke shtuar se ndihet krenare që forcat e rendit arritën të shmangnin “incidente serioze”.

Po ashtu pas marshit, Vulin insistoi se ndalesa për mbajtjen e kësaj ngjarjeje ishte respektuar dhe se personat që ecën në rrugët e Beogradit vetëm “u shoqëruan për në një koncert”.

Ai po ashtu se 13 zyrtarë policorë u lënduan dhe u dëmtuan pesë makina policore gjatë përleshjeve me protestuesit.

EuroPride promovon krenarinë e lesbikeve, homoseksualëve, biseksualëve e transgjinorëve në nivelin panevropian, dhe që nga viti 1992 organizohet nga një qytet i ndryshëm evropian çdo vit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Zhdukje dhe gjakmarrje që shtrihen përtej kufijve, SPAK zbërthen vrasjen e Klevis Lleshit

0
Pas pesë vitesh hetime intensive, Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka zbuluar detaje tronditëse mbi vdekjen e Klevis Lleshit, 21-vjeçarit...

Dj Gimbo tregon lidhjen me Selin: “Pa Selin ndihem si peshku pa ujë”

0
I ftuar në “Goca dhe Gra” këtë të premte, Dj Gimbo, i cili u eliminua nga “Big Brother VIP”, foli hapur për marrëdhënien e...

Mateo kërkon ngushëllim tek Selin pas mërzitjes me Brikenën

0
Pas incidentit të ndodhur pas mesnate me Brikenën, Mateo duket se po tenton të gjejë ngushëllim dhe mirëkuptim duke e krahasuar situatën e tij...

Punëtori shqiptar humb jetën në aksident në kantier

0
Carpi, Itali – Një aksident i rëndë ka tronditur kantierin e ndërtimit në Carpi, ku një punëtor shqiptar 52-vjeçar, Murat Tafçiu, ka humbur jetën...

Vrasje në Itali: Shqiptari 30-vjeçar Gjergj Pergegaj qëllohet me katër plumba në Olmo, një...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Olmon në Itali, ku gjatë natës së mesnatës midis 20 dhe 21 marsit, Gjergj Pergegaj, 30 vjeç, u...