14.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

Sergei Lavrov nuk do të udhëtojë drejt Serbisë, pasi shtetet rreth Serbisë kanë mbyllur hapësirat ajrore për avionët që nisen nga Rusia

Vizita e Ministrit të Jashtëm të Rusisë, Sergei Lavrov, në Serbi është anuluar. Interfax raporton se Sergei Lavrov nuk do të udhëtojë drejt Serbisë, pasi shtetet rreth Serbisë kanë mbyllur hapësirat ajrore për avionët që nisen nga Rusia.

Burimi konfirmoi një raport të medias serbe që thoshte se Bullgaria, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi kishin mbyllur hapësirën e tyre ajrore për aeroplanin që do të transportonte kryediplomatin e Moskës në Beograd

“Diplomacia jonë ende nuk e ka zotëruar teleportimin,” tha burimi.

Ende nuk ka asnjë koment nga ministria e jashtme ruse.

Serbia, e cila ka lidhje të ngushta kulturore me Rusinë, ka shmangur presionin për të marrë anën për pushtimin rus të Ukrainës dhe nuk i është bashkuar sanksioneve perëndimore kundër Moskës.

Presidenti rus Vladimir Putin dhe homologu i tij serb Aleksander Vuçiç ranë dakord muajin e kaluar se Rusia do të vazhdojë furnizimin me gaz natyror për Serbinë, ndërsa vendeve të tjera janë ndërprerë për shkak të refuzimit të pagesës së gazit rus në rubla.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Diel, 15 Mars 2026

0
Dashi Dita ju nxit të veproni me vendosmëri dhe të merrni iniciativa të reja. Në punë mund të shfaqet një mundësi për të treguar aftësitë...

Parashikimi I motit, e Diel, 15 Mars 2026

0
Më 15 mars 2026, moti pritet të jetë i ndryshueshëm me alternime kthjellimesh dhe vranësirash, duke shfaqur periudha të shkurtra dielli, veçanërisht në ultësirat...

Sulm me dron godet bazën amerikane në Aeroportin Ndërkombëtar të Bagdadit

0
Një sulm me dron ka goditur vonë në mbrëmje bazën ushtarake pranë Aeroportit Ndërkombëtar të Bagdadit, konfirmojnë dy zyrtarë të sigurisë për agjencinë AFP. Sipas...

Brikena dhe Gimbo drejt televotimit, Mateo dhe Selin shpëtojnë nominimin

0
Në një zhvillim të ri nga shtëpia e Big Brother, banorët Brikena dhe Gimbo janë të nominuarit që do të përballen me televotimin për...

Kosova nis njohjen e dokumenteve dhe lejet e përkohshme për serbët pa dokumente kosovare

0
Duke filluar nga sot, Qeveria e Kosovës do t’u ofrojë individëve të komunitetit serb që nuk janë pajisur me dokumente kosovare leje të përkohshme...