17.5 C
Tiranë
Saturday, March 14, 2026
spot_img

Serie A e futbollit mbylli raundin e 18-të,Atalanta fitoi 1-0 kundër Leçes

Sot, raundi i 18-të i Serie A u përfundua me disa sfida interesante. Në derbin e shqiptarëve, Atalanta fitoi 1-0 kundër Leçes në “Geuiss Stadium” në Bergamo. Goli i vetëm u shënua nga Lookman në minutën e 58-të. Kjo fitore ngjiti Atalantën në pozitën e gjashtë në tabelë me 29 pikë, ndërsa Leçe qëndron në vendin e 13-të me 20 pikë.

Në “Geuiss Stadium” në Bergamo, Atalanta vendase fitoi 1-0 me Leçen. Për javën e 18-të në Serie A, në fushë kishte derbi shqiptarësh. Për vendasit në fushë titullar ishte Berat Gjimshiti, teksa te miqtë nga Puglia luajti sfidën e plotë edhe Ylber Ramadani, që u ndëshkua me karton të verdhë. Dueli në fushë prodhoi shumë raste, teksa rrjeta u prek në minutën e 58-të nga Lookman, me goditjen nga jashtë zonës që u ndal në fundin e portës. Me këtë sukses Atalanta ngjitet në pozitën e gjashtë me 29 pikë. Leçe me 20 pikë qëndron në vendin e 13-të.

Milani fitoi 1-0 me Sassuolon në “San Siro”. Të besuarit e Piolit nuk zhgënjyen para tifozëve të tyre dhe për javën e 18-të dhe të fundit në Serie A për 2023 siguruan tri pikë me vlerë. Pjesa e parë e ndeshjes nuk mundi të zhbllokohej, paçka se kuqezinjtë patën një mundësi të mirë. Në fraksionin e parë të lojës, Sassuolo rrezikoi me Nedim Bajramin, me fantazistin e Kombëtares që provoi nga jashtë zonës, por pa sukses. Goli i vetëm i ndeshjes u shënua nga Pulisic në minutën e 59-të të ndeshjes. Një pasim i Bennacer bëri që amerikani mos falte përballë Consiglit. Me 36 pikë, Milani e mbyll këtë vit në vendin e tretë, teksa Sassuolo me 16 pikë është larg pritshmërive, duke mbajtur pozitën e 16-të.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...