7.5 C
Tiranë
Tuesday, October 21, 2025
spot_img

SHBA ,10 mln dollarë për çdo informacion per grupin më të rrezikshëm të sulmeve kibernetike

Prokurori i Përgjithshëm Merrick Garland dhe zyrtarë të tjerë të lartë njoftuan akuzat ndaj shtetasit ukrainas Yaroslav Vasinskyi dhe atij rus Yevgeniy Polyanin, që sipas autoriteve amerikane dyshohet se janë pjesë e një organizate kriminale që kreu sulmet kibernetike, e quajtur REvil. Zyrtarët thanë se Yaroslav Vasinskyi ishte arrestuar së fundmi në Poloni dhe se qeveria amerikane kishte arritur të rikuperonte 6.1 milionë dollarë fonde të marra në mënyrë të paligjshme nga Yevgeniy Polyanin.

“Departamenti i Drejtësisë nuk do të kursejë asnjë burim për të identifikuar dhe vendosur para drejtësisë këdo që shënjestron Shtetet e Bashkuara me një sulm kibernetik”, tha zoti Garland. Departamenti i Thesarit njoftoi gjithashtu sanksione ndaj Yaroslav Vasinskyit dhe Yevgeniy Polyanin.

Po sot, Departamenti amerikan i Shtetit ka ofruar një shpërblim deri në 10 milionë dollarë për këdo që jep informacione në identifikimin ose vendndodhjen e çdo personi në krye të grupit kriminal që njihet ndryshe edhe me emrin Sodinokibi. Të hënën, autoritetet evropiane të zbatimit të ligjit njoftuan gjithashtu se do të arrestojnë në Rumani dy persona të tjerë që dyshohet se kanë lidhje me REvil.

Arrestimet janë pjesë e një hetimi të strukturave të zbatimit të ligjit të quajtur GoldDust që përfshin Shtetet e Bashkuara dhe 16 vende të tjera. REvil, i njohur gjithashtu si Sodinokibi, dyshohet se ka qenë i lidhur në muajt e fundit me sulme kibernetike që kanë patur në objektiv përpunuesin më të madh të mishit në botë, JBS SA, si dhe një sulm gjatë fundjavës së katërt korrikut ndaj disa bizneseve në mbarë botën.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

49-vjeçari plagoset nga një granatë e vjetër në fshatin Gështenjas

0
Një 49-vjeçar nga fshati Gështenjas është plagosur sot gjatë punimeve në tokën e tij, pas shpërthimit të një granate të vjetër. Ngjarja ndodhi ndërsa...

E reja britanike paralizohet pas goditjes në tru dhe zgjohet nga koma Duke folur...

0
Një pushim për ditëlindje në Turqi për 28-vjeçaren britanike, Kathy Warren, u kthye në një makth shëndetësor, duke sjellë një pasojë shumë të çuditshme. Sipas...

“Gëzuar përvjetorin“, Vesa Vllasaliu dhe Mirlind Daku konfirmojnë lidhjen e tyre

0
Influencerja Vesa Vllasaliu dhe sulmuesi i Kombëtares Shqiptare, Mirlind Daku, kanë konfirmuar publikisht romancën e tyre, pas muajsh thashethemesh në media. Ka qenë vetë Vesa...

Meksikë, të paktën 76 të vdekur dhe 27 të zhdukur nga përmbytjet dhe rrëshqitjet...

0
Të paktën 76 persona kanë humbur jetën dhe 27 të tjerë rezultojnë të zhdukur pas përmbytjeve dhe rrëshqitjeve të dheut që kanë goditur Meksikën...

Trump paralajmëron Hamasin: “Do të zhduket nëse nuk respekton armëpushimin”

0
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka dërguar një paralajmërim të fortë ndaj grupit Hamas, duke theksuar se do të shkatërrohet nëse nuk i përmbahet...