14.5 C
Tiranë
Saturday, March 14, 2026
spot_img

SHBA: “Alkatrazi i Aligatorëve” – Burg i ri për emigrantët ilegalë në kënetat e Floridës

Një qendër e re burgimi për emigrantët ilegalë është ndërtuar në zemër të kënetave të Floridës, një zonë famëkeqe për aligatorët, krokodilët dhe gjarpërinjtë. Mediat amerikane e kanë pagëzuar si “Alkatrazi i Aligatorëve”, për shkak të izolimit natyror ekstrem dhe kushteve të ashpra që e shoqërojnë.

I dizenjuar për të strehuar deri në 5 mijë persona, objekti thuhet se ka një buxhet prej 450 milionë dollarësh në vit, dhe tekniksht përshkruhet si një qendër qëndrimi në pritje të dëbimit. Por, sipas komandantëve të saj dhe vëzhguesve mediatikë, standardet janë më të rënda se ato të burgut famëkeq Alkatraz në gjirin e San Franciskos.

DeSantis ndërton, Trump miraton

Struktura është ngritur me nismën e guvernatorit të Floridës, Ron DeSantis, ish-rival i Donald Trump në zgjedhjet paraprake republikane. Megjithatë, presidenti amerikan ka shprehur miratim të plotë, madje me tone ironike e provokuese.

“Kanë bërë një punë të shkëlqyer. Nëse dikush tenton të arratiset, do të masakrohet nga një aligator apo krokodil,” tha Trump, duke shtuar:
“Nuk është diçka e bukur, por nuk më intereson fare. Kështu është.”

Me një dozë humori të errët, Trump u shpreh se mënyra e vetme për t’u shpëtuar grabitqarëve është të vraposh me zigzag, që sipas tij “rrit me 1% shanset për të mbijetuar”.

“Alkatrazi i ri” – simbol i linjës së ashpër ndaj emigracionit

Kjo lëvizje shihet si pjesë e fushatës së represionit ndaj emigracionit ilegal, të cilën Trump e ka paralajmëruar prej muajsh si prioritet i mandatit të tij të dytë. Edhe pse Alkatrazi origjinal dhe ideja e rikthimit të Guantanamos për emigrantët janë përmendur më parë nga Trump, “Alkatrazi i Aligatorëve” përfaqëson një implementim konkret, të frikshëm dhe kontravers.

Organizatat për të drejtat e njeriut kanë reaguar ashpër, duke e cilësuar një masë çnjerëzore dhe të rrezikshme, ndërsa strukturat federale ende nuk kanë komentuar për aspektet ligjore të objektit, i cili zyrtarisht është në juridiksion shtetëror, por pritet të përdoret për qëllime federale.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...