14.5 C
Tiranë
Saturday, March 14, 2026
spot_img

SHBA dërgon forcë të madhe ushtarake drejt Karaibeve, tensionet me Venezuelën përshkallëzohen

Uashington/Karakas – Shtetet e Bashkuara kanë nisur një operacion masiv në Detin e Karaibeve, duke dërguar tre shkatërrues – USS Gravely, USS Jason Dunham dhe USS Sampson – së bashku me rreth 4,000 marinsë, për të dërguar një mesazh të qartë ndaj Venezuelës dhe regjimit të Nicolas Maduros.

Sipas zëdhënëses së Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, Presidenti Donald Trump është i përgatitur të përdorë të gjithë fuqinë amerikane për të ndaluar trafikun e drogës dhe për të sjellë përgjegjësit para drejtësisë. Zyrtarët amerikanë e cilësojnë Maduros si jo-legjitim dhe regjimin e tij si një kartel droge.

Si përgjigje, Venezuelianët kanë mobilizuar milicitë pro-qeveritare, të cilat sipas shifrave zyrtare përfshijnë rreth 4.5 milionë veta dhe pretendohet se mbrojnë “revolucionin” në vend dhe jashtë tij. Kjo ka shkaktuar përshkallëzim të tensioneve dhe disa analistë nuk e përjashtojnë mundësinë e një konflikti të armatosur.

SHBA-ja dhe disa vende të Amerikës së Jugut akuzojnë Maduros si kreun e kartelit të drogës “Soles”, të cilin e kanë shpallur organizatë terroriste, duke ngrirë asete me vlerë rreth 4 miliardë dollarë të lidhura me sferën e tij të ndikimit. Ky status u mundëson autoriteteve amerikane përdorimin e burimeve ushtarake dhe financiare kundër tij.

Ndërkohë, Kolumbia, fqinj i Venezuelës, paralajmëron për pasojat e mundshme. Presidenti i saj Gustavo Petro, për shkak të dështimeve në procesin e paqes me grupet guerile ekstremiste dhe paraushtarakët, po përballet me rritje të prodhimit të kokainës dhe shpyllëzimit në Amazonë.

Tensionet në rajon mbeten të larta, ndërsa komuniteti ndërkombëtar vëzhgon me shqetësim përshkallëzimin e situatës dhe rritjen e rrezikut për përplasje ushtarake.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...