10.5 C
Tiranë
Saturday, March 21, 2026
spot_img

SHBA do të ridergojë 4 sisteme të reja te Artilerisë me Lëvizshmëri të Lartë në Ukrainë

Shtetet e Bashkuara do të dërgojnë në Ukrainë edhe katër sisteme të Artilerisë me Lëvizshmëri të Lartë (HIMARS), njoftoi më 20 korrik sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin.

Këtë njoftim ai e bëri pasi ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, tha se “detyrat” e ushtrisë së Moskës në Ukrainë shkojnë përtej rajonit lindor të Donbasit.

Austin u tha gazetarëve në Pentagon se Ukraina po i përdor shkëlqyeshëm HIMARS-ët që SHBA-ja i ka dërguar deri më tani dhe ndikimi i këtyre sistemeve po mund të shihet në fushëbetejë.

“Rusia po vazhdon bombardimet e saj të pamëshirshme dhe kjo është një taktikë mizore që të kujton tmerret e Luftës së Parë Botërore. Kështu që Ukrainës i duhet fuqia e zjarrit dhe municionit për t’i bërë ballë kësaj breshërie dhe për t’iu kundërpërgjigjur”, tha ai.

HIMRARS janë sisteme me rreze të gjatë veprime dhe janë më precizë sesa artileria e kohës sovjetike që Ukraina ka në arsenal. Zyrtarët ukrainas kanë deklaruar se përdorimi i këtyre sistemeve të prodhimit amerikan ka qenë thelbësor për të zmbrapsur forcat ruse dhe për të sulmuar linjat e tyre të funizimit.

Më 19 korrik, ministri ukrainas i Mbrojtjes, Oleksiy Reznikov, tha se i ka kërkuar Uashingtonit që t’i dërgojë më shumë sisteme HIMARS, duke argumentuar se forcat e Kievit, duke përdorur këto sisteme, kanë arritur të shkatërrojnë rreth 30 stacione të komandës ruse dhe depo të municionit.

Katër sistemet shtesë HIMARS sjellin në 16 numrin e këtyre sistemeve që SHBA-ja i ka dërguar Ukrainës. Austin tha se pakoja e re e armëve do të përfshijë edhe municion për Sistemin e shumëfishtë të raketahedhësve (MLRS), armë që mund të godasë objektiva deri në 80 kilometra.

Që prej fillimit të pushtimit rus të Ukrainës më 24 shkurt, SHBA-ja i ka ofruar Ukrainës ndihmë të sigurisë në vlerë të 8 miliardë dollarëve

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Edi Rama riorganizon PS-në, emëron drejtues të rinj në 12 qarqe për zgjedhjet vendore

0
Tiranë – Kryeministri dhe njëkohësisht kryetar i Partisë Socialiste, Edi Rama, ka ndërmarrë një riorganizim të strukturave të partisë në funksion të përgatitjes për...

Adriatik Lapaj paralajmëron përballje të re me Edi Rama: “Do të jetë fazë intensive”

0
Tiranë – Kreu i lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, ka paralajmëruar një përshkallëzim të aksionit politik kundër kryeministrit Edi Rama, duke folur për një...

Aksident në unazën e Pogradecit, plagosen dy persona

0
Pogradec – Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në unazën e qytetit, ku janë përfshirë një automjet dhe një motomjet. Sipas informacioneve paraprake,...

20-vjeçari në pranga për drogë në Itali, policia i gjen kokainë, para cash dhe...

0
Leno, Itali – Një operacion i mirëorganizuar i Policisë Lokale në Leno, në provincën e Breshias, ka çuar në arrestimin e një 20-vjeçari të...

Droni godet zonën e Ambasadës Amerikane në Bagdad, tensionet SHBA–Izrael–Iran përshkallëzohen

0
Bagdad – Një sulm me dron ka goditur zonën pranë Ambasadës së Shteteve të Bashkuara, afër aeroportit të Bagdadit, raportoi agjencia Reuters, në një...