18.5 C
Tiranë
Saturday, August 23, 2025
spot_img

SHBA miraton vazhdimin e programit MCC për Kosovën

Administrata e presidentit amerikan, Donald Trump, ka miratuar vazhdimin e programit kompakt të Korporatës së Sfidës së Mijëvjeçarit (MCC) për Kosovën – një projekt që synon të përmirësojë sektorin e energjisë në vend.

Lajmi u konfirmua nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila bëri të ditur se është njoftuar zyrtarisht nga zëvendëssekretari amerikan i Shtetit, Christopher Landau.

“Lajm i shkëlqyeshëm për Kosovën! Mirënjohje e thellë për Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, shkroi Osmani në një postim në Facebook.

Gjatë vizitës së saj në SHBA në korrik, Osmani kishte kërkuar zyrtarisht vazhdimin e këtij programi, i cili nisi të zbatohej në prill 2024 dhe ka për qëllim zhvillimin e projekteve të energjisë së pastër.

Programi kompakt ka një vlerë totale prej 236.7 milionë dollarësh, prej të cilave 202 milionë vijnë nga MCC dhe 34.7 milionë janë kontribut i Qeverisë së Kosovës.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Tiranë, sulm barbar ndaj 21-vjeçarit: goditet me shishe dhe i pritet veshi

0
Detaje tronditëse janë zbuluar nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Tiranë, ku një 21-vjeçar është plagosur rëndë pas një sulmi brutal nga tre...

Netanyahu sfidon raportin e OKB-së: “Një gënjeshtër e hapur, Izraeli nuk ka politikë për...

0
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka reaguar ashpër ndaj raportit më të fundit të Kombeve të Bashkuara, i cili shpall gjendje urie në Rripin...

Serena Williams humb 14 kg me trajtimin GLP-1: “Më në fund ndihem në paqe...

0
Kampionia e tenisit Serena Williams ka rrëfyer për revistën People sfidën e saj të gjatë me peshën trupore, pas dy shtatzënive, dhe vendimin për...

Alarm në Guardamar del Segura: Mbyllen plazhet pas shfaqjes së “dragojve blu” helmues

0
Guardamar del Segura, Spanjë – Autoritetet lokale kanë mbyllur të gjitha plazhet në qytetin bregdetar të Guardamar del Segura, në juglindje të Spanjës, pas...

Horoskopi ditor, e Premte, 22 Gusht 2025

0
Dashi ♈ Energjia juaj është në kulm dhe dita sjell mundësi të reja për karrierën. Mos kini frikë të merrni vendime të guximshme. Demi ♉ Fokusohuni te...