5.5 C
Tiranë
Thursday, November 28, 2024
spot_img

SHBA / Nuk pranoi divorcin, burri ekzekuton gruan, 5 fëmijët dhe vjehrrën, më pas vetëvritet

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në shtetin amerikan të Utah, ku një 42-vjeçar ekzekutoi 7 anëtarët e familjes dhe më pas vrau veten. Gjithçka kishte nisur pas kërkesës për divorc që gruaja e ekzekutorit kishte bërë.

Familja me tetë anëtarë u gjet e vdekur brenda një shtëpie rurale në Enoch City të mërkurën mbrëma gjatë një kontrolli. Policia thotë se viktimat përfshinin gruan, pesë fëmijët dhe vjehrrën e tij si dhe vetë agresorin.

Menaxheri i Rob Dotson tha se për qytetin me rreth 8,000 banorë ishte në tronditje. Në një konferencë shtypi të enjten, zyrtarët e qytetit thanë se shitësi 42-vjeçar i sigurimeve Michael Haight kishte qëlluar me armë gruan e tij, 40-vjeçaren Tausha, vjehrrën e tij 78-vjeçare Gail Earl dhe pesë fëmijët para se të vriste veten.

Pesë fëmijët, emrat e të cilëve nuk u përmendën, përfshijnë tre vajza, 17, 12 dhe 7 vjeç dhe dy djem, 7 dhe 4 vjeç. Menaxheri i Enoch City, Rob Dotson tha se trupat e tyre ishin zbuluar nga policia rreth orës 16:00 (23:00 GMT) të mërkurën, pasi dikush raportoi se gruaja kishte humbur një takim të planifikuar, duke nxitur një kontroll në shtëpinë e familjes. Dotson tha se secila prej viktimave dukej se kishte pësuar një plagë me armë zjarri.

Zyrtarët konfirmuan gjithashtu se gruaja kishte bërë kërkesë për divorc më 21 dhjetor. “Tausha ishte personi më i sjellshëm dhe bujar dhe ajo kurrë nuk tha asgjë të keqe për askënd,” tha Tina Brown, një mike e familjes për KSTU-TV.

Zyrtarët e qytetit, duke përfshirë kryebashkiakun Jeffrey Chestnut, u shfaqën emocionalë teksa dhanë përditësimin e tyre të fundit në media. “Nuk ndodh shpesh që diçka e tillë të ndodhë shumë afër shtëpisë tënde”, tha zoti Chestnut, duke shtuar se familja Haight kishin qenë fqinjët e tij. “Fëmijët më të vegjël luanin në oborr me djemtë e mi”, tha ai. Enoch City është një qytet i vogël bujqësor në pjesën jug-perëndimore të shtetit, rreth 245 milje (394 km) në jug të Salt Lake City.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT