Në një takim të veçantë që u zhvillua në Zyrën Ovale të Shtëpisë së Bardhë, Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, priti familjen shqiptare Xhaferi. Ky takim u realizua falë bashkëpunimit me organizatën “Make a Wish Foundation,” që mbështet persona me aftësi të ndryshme.
Në fokus të vizitës ishte djali i madh i familjes Xhaferi, i cili përjetoi një moment të paharrueshëm, duke marrë nga Presidenti Trump një monedhë si kujtim nga ky takim historik. Ky moment nënvizon angazhimin e Trump për t’i dhënë zë dhe mbështetje komuniteteve me nevoja të veçanta.






