19.5 C
Tiranë
Friday, September 20, 2024
spot_img

Shefi i NATO-s në konferencë: “Rusia po bën një gabim të tmerrshëm për të cilën do të paguajë një çmim”

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg i ka bërë thirrje Rusisë që të ndërpresë menjëherë sulmin ushtarak dhe të rihyjë në dialog paqësor me Ukrainën.

Stoltenberg, në një deklaratë për mediat ka thënë se Rusia po tregohet agresore ndaj fqinjit të saj. Ai tha se vendimet e Putinit mbi Ukrainën është gabim i tmerrshëm për të cilin Rusia do ta paguajë një çmim në vitet në vijim.

“Rusia po tregohet agresore dhe mbi të gjitha me fqinjin e saj. Vendimet e Putin për të nisur agresionin në Ukrainë është një gabim i tmerrshëm për të cilën Rusia do të paguajë një cmim në vitet në vijim. Do i vendosim sanksione domethënëse Rusisë. Na janë bashkuar partnerë nga e gjithë bota. Jemi të gatshëm të bëjmë edhe më shumë.

Populli rus duhet ta dijë që lufta e Kremlinit në Ukrainë nuk do e bëjë Rusinë më të respektuar në botë. E kemi forcuar mbrojtjen tonë. Aleatët e NATO-s kanë aktivizuar planin e mbrotjes dhe po dërgojmë elementë të forcave të NATO-s në det, ajër e tokë për të forcuar pozicionin tonë dhe të përgjigjemi me shpejtësi nëse do të ketë sulme ndaj nesh. SHBA-të, Kanadaja dhe aleatët Evropianë kanë sjellë trupa në Lindje të Evropës, nëpër lokacione të ndryshme”, tha Stoltenberg.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT