14.5 C
Tiranë
Wednesday, March 18, 2026
spot_img

‘Shefqet Ndroqi’ me një shërbim të ri/ Hapet kardiokirurgjia, Manastirliu:”Rriten me 30% ndërhyrjet falas”

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, ka inspektuar nga afër shërbimin e ri të Kardiokirurgjisë në spitalin ‘Shefqet Ndroqi’, ku është hapur qendra e dytë e shërbimit të kardiokirurgjisë në vend.

“U arrit që të bëhej një realitet shërbimi i kardiokirurgjisë në spitalin “Shefqet Ndroqi”, duke plotësuar shërbimin në QSUT. Qytetarët do të kenë dy mundësi për të marrë shërbime, shërbime më të shpejta, më të mira, më cilësore. Dukej ëndërr dikur të hapej një shërbim i dytë kardiokirurgjie, por ja pra që u realizua me sukses”, tha Manastirliu.


Ministrja e Shëndetësisë tha se me hapjen e shërbimit të ri në spitalin “Shefqet Ndroqi” do të rriten që në vitin e parë deri në 30% ndërhyrjet kardiokirurgjikale.

“Ne tashmë përsa i përket ndërhyrjeve kardiokirurgjikale në QSUT kemi arritur në nivelet 770 deri në 800 në vit. Me këtë shërbim të ri do të kemi mundësi që të rrisim me rreth 30% në vitin e parë, në 12 muaj kalendarikë dhe më pas duke rritur me 50%. Sigurisht synojmë tek cilësia në raport me mbulimin dhe me të gjitha ato nevoja që ka popullata. Kemi një model shumë të mirë që tashmë është prej vitesh e vitesh në QSUT, i cili po transferohet nga pikëpamja e dijes, teknologjisë edhe këtu në spitalin universitar “Shefqet Ndroqi”. Kemi nisur me hapa të vegjël por të sigurtë edhe të qëndrueshëm. Pesë pacientët e parë tashmë janë operuar me sukses”, tha Manastirliu.

Prof. Rezar Deveja e ka konsideruar këtë shërbim të ri, me rëndësi të veçantë për pacientët e kardiokirurgjisë.

“Jemi të kënqaur që në këtë fundvit bëmë të mundur hapjen e shërbimit të dytë të kardiokirugjisë në Shqipëri. Qëllimi i këtij shërbimi është t’ju vijë në ndihmë pacientëve për shërbim sa më cilësor dhe në kohë”, theksoi prof. Deveja.

Shërbimi i ri kardiokirurgjisë në spitalin Shefqet Ndroqi, është investimi i buxhetit të shtetit në vlerën 86 milionë për rikontruksionin e plotë të sallës së re të operacionit, njësisë së veçantë të reanimacionit si dhe të gjithë pajisjet mjekësore të teknologjisë së fundit.

Hapja e këtij shërbimi i dyti në rang vendi në spitalet publike do të përmirësojë ndjeshëm në trajtimin cilësor dhe në kohë të pacientëve. Në këtë njësi të re të kardiokirurgjisë parashikohen të kryhen 400 ndërhyrje në vit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 18 Mars 2026

0
Dashi Dita mund të sjellë disa sfida të vogla, por energjia juaj do t’ju ndihmojë t’i kapërceni. Në punë kërkohet përqendrim. Në dashuri, shmangni reagimet...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 18 Mars 2026

0
Më 18 mars 2026, moti pritet të jetë i paqëndrueshëm, me vranësira të dendura dhe reshje të herëpashershme shiu në pjesën më të madhe...

Sylvinho rikthen Taulant Seferin në Kombëtare për fazën “play-off”

0
Në një lëvizje strategjike për fazën vendimtare të kualifikimeve, trajneri i Kombëtares Shqiptare, Sylvinho, pritet të rikthejë sulmuesin Taulant Seferi në ekip. Ish-lojtari i...

Samsung ndalon Galaxy Z TriFold pas vetëm tre muajsh, shitjet vazhdojnë deri në stok

0
Telefoni i parë i Samsung me palosje të dyfishtë, Galaxy Z TriFold, pritet të ndërpritet rreth tre muaj pas lansimit të tij, sipas një...

Aksidenti tragjik në Tiranë: Autoboti i UKT u përplas me 72-vjeçaren, ja çfarë u...

0
Një aksident me pasoja fatale ka ndodhur mesditën e së martës në Tiranë, duke tronditur zonën e ish-ekspozitës në bulevardin Gjergj Fishta. Një grua...