9.5 C
Tiranë
Sunday, November 24, 2024
spot_img

Shehaj akuzon Ministren Koçiu për skandalin e Onkologjik-ut: “Ju talleni me jetët e Nnerëzve”

Deputeti Agron Shehaj ka shpërthyer në seancën plenare gjatë një interpelance me ministren e Shëndetësisë, Albana Koçiu, duke e akuzuar atë për mungesë ndjeshmërie dhe përgjegjshmërie në lidhje me humbjet e jetëve në spitalin Onkologjik. Shehaj ka përmendur një rast tragjik të një prindi që kishte humbur djalin e tij në këtë spital dhe e ka akuzuar ministren për një përgjigje të papërshtatshme dhe banale.

Shehaj, i cili u shpreh i revoltuar për reagimin e ministrës, e cila kishte cilësuar situatën si “fatkeqësi”, theksoi se kjo nuk ishte një qasje e pranueshme, sidomos në një situatë të tillë ku një jetën humb dhe ministrja nuk ofron asnjë lloj ndihme ose angazhimi konkret. “Përgjigja juaj ishte mediokre, banale dhe pa asnjë lloj ndjeshmërie, si mund të dilni aty dhe të talleni me broçkulla duke thënë është fatkeqësi, çdo sëmundje është fatkeqësi. Por në rastin konkret jeni shtuar ju. Duhet të garantoni ilaçet në spitale”, tha Shehaj, duke akuzuar ministren se nuk po bën asgjë për të siguruar mjekimin e nevojshëm për pacientët, dhe se e vetmja përgjigje që ajo ka për një humbje jetike është e papranueshme.

Deputeti theksoi se nuk mund të justifikohet situata, ku ministrja nuk merr përgjegjësinë për një rast konkret që ka shkaktuar një tragjedi dhe ka lënë pas një familje të shkatërruar nga dhimbja. “Si guxoni të thoni fatkeqësi? Nuk ke nga t’ja nisësh. Zotëria ka humbur jetën dhe ju thoni sëmundje e pashërueshme dhe duhej kapur. Fajin e ka ai që nuk bëri kontrolle? Ai e ka fajin? Fajin e keni ju, jo ai”, u shpreh Shehaj, duke e akuzuar ministren për neglizhencë dhe mungesë përgjegjshmërie. Ai e theksoi se nuk mund të vijë në parlament dhe të flasë për jetët e qytetarëve si për një fatkeqësi të zakonshme pa ndërhyrje, pa sigurim të ilaçeve dhe me një qëndrim të ftohtë ndaj dhimbjes dhe tragjedive që janë të përditshme për shumë qytetarë.

Shehaj kritikoi ministren për mënyrën se si po trajtohen qytetarët dhe për mënyrën se si ata që shkruajnë në rrjetet sociale, duke përmendur rastet e tyre, janë shpesh të injoruar. “Ata që shkruajnë në rrjetet sociale janë njerëz dhe qytetarë. Tregojnë rastet e tyre. Pyeta qytetarët për çfarë ta pyes. Sepse thoni është çdo gjë falas. Doni raste të tjera. Perlën e thatë kur më thatë pse nuk erdhët të më trokisni. Ju jeni shërbëtore. Duhet të shërbeni qytetarët”, tha Shehaj, duke shtuar se përgjegjësia për sigurinë e jetës së qytetarëve duhet të merret nga ata që janë në pozita përgjegjësie.

Shehaj nuk nguroi të përdorë fjalë të ashpra, duke theksuar se ata që janë të pasur dhe mbajnë pozita të larta në qeveri nuk kanë të drejtë të gëzojnë pasuri dhe të kërkojnë ndihmë, kur qytetarët janë të pasiguruar për jetët e tyre dhe nuk kanë mundësi për ilaçe dhe trajtim të nevojshëm. “Paratë e ilaçeve i keni në xhepat tuaja. Futeni dorën tek çanta juaj. I keni bërë vila, resorte. Dëgjova fjalën dinjitet. Duhet të kujdesemi për dinjitetin e Beqajt. Një ish ministër i akuzuar për korrupsion vjen në komision hetimor dhe thotë po nuk më dhatë power point, nuk flas. Jeni bërë milionera dhe t’ju trokasim tek dera, aman ma jepni atë ilaçin,” tha Shehaj, duke shprehur edhe një herë zemërimin e tij ndaj situatës tragjike dhe mungesës së ndjeshmërisë nga ministrja dhe autoritetet përgjegjëse.

Në fund, Shehaj kërkoi që ministrja të përgjigjej për mënyrën se si po trajtohen qytetarët dhe se cilat janë masat që do të ndërmerren për të garantuar shërbimin dhe ilaçet për pacientët, në mënyrë që raste të tilla tragjike të mos ndodhin më.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT