12.5 C
Tiranë
Wednesday, January 28, 2026
spot_img

Shehu: Ballkani i hapur nuk mund të ringjallet dhe as të varroset në Tiranë

Ish-ministri i Shëndetësisë, Tritan Shehu nëpërmjet një statusi në ‘Facebook’ ka komentuar takimin e paralajmëruar që pritet të zhvillohet të hënën në Tiranë, në kuadër të ‘Open Balkan’.

Shehu shprehet se projekti ‘Ballkani i Hapur’ lindi nga presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç dhe u mbështet nga kryeministri Edi Rama dhe Zoran Zaev, por që sipas tij nuk ka gjetur më tej përkrahje.

Sipas Shehut takimi i thirrur të hënë është një takim bilateral Rama-Vuçiç mbi rrënojat e një projekti të dështuar anti-europian dhe që duhet të varroset, por sipas tij në Beograd ku edhe lindi, jo në Tiranë.

Statusi:

Ballkani i hapur” nuk mund te ringjallet dhe as te “varroset” ne Tirane!

Inisiativa “Ballkan i hapur” a “Minishengen ballkanik”, ne realitet “Jugosllavia e Re” eshte tashme nje projekt i “vdekur”.

Ai lindi nga Vucic, u mbeshtet nga Rama dhe Zaev, duke mos gjetur asnje perkrahje me tej.

Jo vone dhe elektorati i MV rrezoi Zaev duke votuar edhe kunder ketij projekti.

Keshtu kjo forme vuciciane “Ballkani” realisht u tret, gje qe u verifikua ne takimin e fundit te Novi Sad, apo ne ate ”on line” ne Beograd, kur dhe Vucic e braktisi duke zgjedhur Putinin si pjese e Unionit EuroAsian qe eshte.

Ndersa Presidenti i MV nga Prishtina i dha “colpo di grazia”.

Pra dhe ai vend, me Zaev ish Kryeminister, eshte de facto jashte kesaj inisiative.

Takimi te henen ne Tirane eshte nje takim bilateral Rama-Vucic mbi renojat e nje projekti te deshtuar antieuropeist, qe nuk i ngel tjeter, vecse te varroset.

Por jo ne Tirane!

“Trupi” i tij nuk ka asgje te perbashket me vendin tone e aspiraten tone europiane e perendimore.

“Varri” i tij mund te jete ne Beograd, aty ku lindi, per reminishencat e te cilit u krijua.

Tashme eshte e qarte se jo vetem Shqiperia, por dhe MV, vendet e Rajonit, mbeshtesin e pranojne si forma bashkepunimi vetem projektet e Brukselit si psh ai i Berlinit, te domosdoshme keto edhe per procesin tone te integrimit.

Shqiperia nuk ka pse te behet pjese as dhe e ”ceremonise mortore” te atij procesi te bazuar mbi endra te vjetra nacionaliste serbe e lindore, qe ishte i destinuar te vdiste qe me lindjen e tij.

Se per “ringjallje” as qe behet fjale, ai tashme eshte ne “vdekje biologjike”.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 28 Janar 2026

0
♈ Dashi Ditë reflektimi dhe kujdesi. Mos nxitoni vendime, sidomos në marrëdhënie. ♉ Demi Stabilitet dhe qartësi. Fokus te çështjet financiare dhe praktike. ♊ Binjakët Komunikimi sjell zgjidhje. Një...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 28 Janar 2026

0
Moti pritet të jetë dimëror dhe kryesisht i paqëndrueshëm, me vranësira të shumta në të gjithë territorin dhe kthjellime të përkohshme gjatë mesditës. Reshje shiu...

“Ndëshko me karton të kuq për stilin tënd” – Gjyqtarja italiane Giuliana Vigile bëhet...

0
Gjyqtarja italiane e Serie D, Giuliana Vigile, ka tërhequr vëmendjen e tifozëve jo vetëm për punën e saj në fushë, por edhe për pamjen...

“Janë të sigurt” – Dy lojtarët e Tottenham përfshihen në aksident automobilistik para Champions...

0
Tottenham Hotspur ka konfirmuar se dy futbollistët e skuadrës, Wilson Odobert dhe Randal Kolo Muani, janë përfshirë në një aksident automobilistik vetëm një ditë...

“Mua më duket sikur e bezdis” – Mateo dhe Brikena, tension i dukshëm në...

0
Raporti mes Mateo dhe Brikenës vazhdon të mbetet i paqartë brenda shtëpisë së Big Brother VIP, me të dy banorët që shprehin mendime krejt...