10.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

Shëngjin: Punëtori ndërtimit humb jeten pasi bie nga kati i 9 i një pallati në ndërtim

Një punëtor ndërtimi humbi jetën aksidentalisht në Shëngjin, pasi ra nga kati i 9 i objektit ku po punonte. Ngjarja ndodhi rreth orës 7 e 30 minuta të mëngjesit të së enjtes, në një kantier ndërtimi pallatesh në rrugën e Kunës. Viktima u identifikua si Emiliano Frroku, 28-vjeç, i cili sapo kishte filluar punën në katin e 9 të objektit në ndërtim. Ai ra nga lartësia dhe gjeti vdekjen e menjëhershme si pasojë e plagëve të marra në disa pjesë të trupit. Autoritetet lokale dhe policia po hetojnë për shkaqet dhe rrethanat e kësaj tragjedie.

‘Rreth orës 7:30, dyshohet se gjatë punës, ka rënë aksidentalisht nga lartësia e një pallati, shtetasi E. F., i cili si pasojë ka humbur jetën në spital. Grupi hetimor vijon punën për të dokumentuar me prova ligjore rrethanat e rastit.’- njofton policia.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Kur ofendon një vajzë dy herë, ke ofenduar familjen” – Babai i Selin Bollatit...

0
Në emisionin “Fan Club”, babai i Selin Bollati, Toni Bollati, ka komentuar situata të tensionuara brenda shtëpisë së “BBV 5”. Ai ka bërë të...

“Mesazhi është vetëm bashkim dhe vetëm bashkim”, Ardit Qylybyli kryetar i PD-së në Shkodër

0
Ardit Qylybyli është shpallur fitues i zgjedhjeve për kryetar të degës së Partia Demokratike në Shkodër, duke marrë 1,083 vota, ndërsa kandidati tjetër, Gentian...

Rama për Belinda Ballukun: “Çështja e deputetes Balluku sipas meje është e mbyllur,Kuvendi u...

0
Kryeministri Edi Rama komentoi vendimin e Kuvendi i Shqipërisë për të mos pranuar heqjen e imunitetit të deputetes Belinda Balluku, pas kërkesës së SPAK...

Rama: Porto Romano, një projekt strategjik rajonal dhe europian

0
Në një dalje të fundit në podcastin Flasim, kryeministri Edi Rama ka folur për projektin e portit të ri tregtar dhe ushtarak të Porto...

Rama për vendimin e Kushtetueses për TikTok: “Si kofini pas të vjelit”

0
Kryeministri Edi Rama ka komentuar vendimin e Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë lidhur me bllokimin e TikTok, duke e cilësuar atë të panevojshëm dhe të...