18.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

Sherr masiv në Greqi, plagosen dy nënkryetarë bashkie

Një sherr masiv ka shpërthyer mbrëmjen e djeshme në Greqi, duke lënë të plagosur dy nënkryetarë bashkie. Sipas mediave helene, ngjarja ndodhi gjatë një festivali në sheshin Grigoriou Lambrakis, në Korydallos.

Mes të plagosurve është nënkryetari i Bashkisë Korydallos, Charalambos Tsirakdis, i cili u sulmua gjatë përleshjes ndërsa po përpiqej të qetësonte situatën. Ai ka treguar se nuk e kishte idenë se si kishte filluar sherri, duke shpjeguar: “Isha ulur në anën e kundërt dhe shkova të shikoja se çfarë po ndodhte. Ne ishim bashkë me persona të tjerë nga komuna dhe pamë që diçka po ndodhte, prandaj shkuam t’i ndajmë. Sapo na panë që po afroheshim, filluan të na gjuanin me tavolina e karrige.”

Tsirakdis është shtruar në spital me lëndime në krahun e majtë dhe në shpinë. Po ashtu, nënkryetari i dytë i Korydallos u transferua në Spitalin e Atikës, duke pësuar dëmtime në kokë. Ngjarja ka shkaktuar shqetësim në komunitet dhe ka nxjerrë në pah tensionet që mund të jenë pranishme gjatë aktiviteteve publike.

“Nuk e kam idenë se si dhe pse filloi sherri. Unë isha ulur në anën e kundërt dhe shkova të shikoja se çfarë po ndodhte. Ne ishim bashkë me persona të tjerë nga komuna dhe pamë që diçka po ndodhte dhe shkuam t’i ndajmë. Sapo na panë që po afroheshim, mua dhe nënkryetart tjetër, filluan të na gjuanin me tavolina e karrige. Nuk mbaj mend as sa njerëz ishin”, tregon Tsirakis, i shtruar në spital me lëndime në krahun e majtë dhe në shpinë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Kurti fton opozitën për takim pas vendimit të Kushtetueses mbi zgjedhjen e presidentit

0
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, njoftoi dje se do t’i ftojë liderët e partive opozitare për të diskutuar mbi zgjedhjen e presidentit të ri...

Sekretari Amerikan i Mbrojtjes: Mojtaba Khamenei i plagosur dhe i fshehur pas sulmeve ndaj...

0
Sekretari Amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, deklaroi të premten se udhëheqësi i ri suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, është “i plagosur dhe me shumë...

SHBA ofron 10 milionë dollarë shpërblim për informacion mbi udhëheqësit kryesorë iranianë

0
Qeveria e SHBA-së ka njoftuar një shpërblim deri në 10 milionë dollarë për informacion që mund të çojë në identifikimin ose arrestimin e udhëheqësve...

Zelensky: “Lehtësimi i sanksioneve ndaj naftës ruse i jep Moskës 10 miliardë dollarë për...

0
Duke folur në një konferencë të përbashkët për shtyp me homologun e tij francez, Emmanuel Macron, presidenti i Ukraina, Volodymyr Zelensky, kritikoi administratën e...

Trump: “Çdo objektiv ushtarak në ishullin Kharg u shkatërrua”

0
Presidenti i Shtetet e Bashkuara, Donald Trump, deklaroi se “çdo objektiv ushtarak” në ishullin Kharg u shënjestrua dhe u shkatërrua. Ky ishull është thelbësor...