4.5 C
Tiranë
Wednesday, January 28, 2026
spot_img

Sherr masiv në Milano, plagoset rëndë me thikë një 32-vjeçar egjiptian

Një sherr i dhunshëm mes disa grupeve të huaja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së dielës në zonën Amendola të Milanos, ku një 32-vjeçar egjiptian mbeti i plagosur rëndë me thikë.

Ngjarja u regjistrua në rrugën Pellizza da Volpedo, ku sipas mediave italiane, viktima ndodhej me dy bashkatdhetarë të tij kur u sulmua nga rreth dhjetë persona. Ai u godit disa herë me thikë dhe u transportua me urgjencë në spitalin Niguarda, ku ndodhet në gjendje të rëndë, por sipas mjekëve është jashtë rrezikut për jetën.

Sipas dëshmive, mes agresorëve dyshohet të kenë qenë shtetas shqiptarë dhe të tjerë nga Afrika e Veriut. Autorët u larguan nga vendngjarja përpara se të mbërrinte policia. Ndërkohë, dy egjiptianët që shoqëronin të plagosurin janë marrë në pyetje nga karabinierët.

Hetimet janë në vijim për të zbardhur motivet e sulmit dhe për të identifikuar të gjithë personat e përfshirë. Autoritetet do të përdorin edhe pamjet e kamerave të sigurisë në zonë për të ndihmuar në hetime.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Como përmbys Fiorentinën në “Franchi” dhe kualifikohet në çerekfinalet e Kupës së Italisë

0
Como ka siguruar një kualifikim të madh në çerekfinalet e Kupës së Italisë 2025/26, pasi ka mposhtur Fiorentinën me rezultatin 3-1 në stadiumin “Artemio...

Ndryshim në nominime në BBVA, Greta zgjedh djemtë për televotim

0
Një mënyrë e re dhe e papritur nominimi është aplikuar këtë mbrëmje në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania”, duke sjellë ndryshim në mënyrën...

Përplasje qëndrimesh mes Gretës dhe Kristit në BBVA: “Nuk i besoj miqësisë së saj”

0
Raporti mes Gretës dhe Kristit në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania” duket se nuk ecën në të njëjtën linjë, duke nxjerrë në pah...

Gjendje e qëndrueshme shëndetësore për tifozët e PAOK-ut të plagosur në Rumani

0
Tre tifozët e PAOK-ut, të plagosur në aksidentin fatal të ndodhur të martën në Rumani, ndodhen në gjendje të qëndrueshme shëndetësore dhe jashtë rrezikut...

Si ndikojnë aromat në emocionet dhe shëndetin mendor: çfarë thotë shkenca

0
Shumë kompani parfumesh po shfrytëzojnë gjithnjë e më tepër fuqinë e aromave për të krijuar produkte që synojnë të ndikojnë pozitivisht në mirëqenien e...