14.5 C
Tiranë
Saturday, March 14, 2026
spot_img

Sherr mes dy Shqiptarëve në Greqi përfundon me plagosje të rëndë

Një sherr mes dy shqiptarëve në ishullin Kos të Greqisë ka agravuar deri në plagosje të rëndë. Ngjarja ka ndodhur në zonën e rrugës “Porphyriou,” e cila është e mbushur plot me biznese dhe restorante turistike.

Sipas raportimeve, dy shqiptarë janë konfliktuar për një klient. Menaxheri i një restoranti kishte tentuar të “bindë” turistët kalimtarë të vizitojnë lokalin ku ai punonte, gjë që shkaktoi shpërthimin e pronarit të një biznesi fqinj.

Dy burrat u përplasën me njëri-tjetrin dhe menaxheri 31-vjeçar me origjinë shqiptare dhunoi brutalisht kolegun e tij bashkatdhetar. Sipas informacioneve, 31-vjeçari ka qenë profesionist i sporteve marciale në të kaluarën.

Nga sherri u plagos pronari i biznesit tjetër, i cili fillimisht u dërgua në Spitalin e Përgjithshëm të Kos për ndihmë të parë për shkak të lëndimeve në kokë. Më pas, iu rivlerësua gjendja dhe u dërgua në spitalin e Rodos, ku po trajtohet në repartin e kujdesit intensiv me dëmtime të rënda në tru.

31-vjeçari shqiptar është arrestuar nga policia dhe ndodhet në paraburgim, së bashku me dy bashkatdhetarë të tjerë që kanë marrë pjesë në sherr.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...