10.5 C
Tiranë
Friday, December 5, 2025
spot_img

Sherr mes vajzash në Korçë: 17-vjeçarja goditet me gotë në fytyrë, autoret në kërkim

Një incident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në një lokal në lagjen nr. 2 të qytetit të Korçës, ku një konflikt mes disa vajzave ka përfunduar me dhunë fizike.

Sipas të dhënave paraprake nga policia, shtetasja me inicialet F.D ka goditur në fytyrë me një gotë uji një vajzë 17-vjeçare, e cila është transportuar menjëherë në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se konflikti ka nisur pas akuza për denigrim në rrjete sociale, ku e mitura dyshohet se ka qenë viktimë e sulmeve verbale në Instagram, ndoshta nga autorja ose persona të afërt me të.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes. Policia po vijon kontrollet për të gjetur dhe ndaluar shtetasen F.D, e cila është shpallur në kërkim.

Ngjarja ka ngritur shqetësime në opinionin publik lokal, duke vënë në pah problemin në rritje të bullizmit dixhital dhe dhunës mes të rinjve, sidomos vajzave në moshë shkollore.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

U plagos nga bashkëmoshatari , ndërron jetë 15-vjeçari Erion Boba, pas 10 ditësh lufte...

0
Ka ndërruar jetë në spital 15-vjeçari nga Durrësi, Erion Boba, i cili u plagos rëndë me thikë nga një bashkëmoshatar pak ditë më parë....

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...