9.5 C
Tiranë
Thursday, March 5, 2026
spot_img

Sherr në burgun e Fierit, vëllezërit Mërnica sulmojnë një të burgosur

Një konflikt i rëndë është regjistruar mbrëmjen e djeshme në burgun e Fierit, konkretisht në Seksionin 3, kati i dytë i godinës së paraburgimit, ku disa të dënuar janë përfshirë në një sherr fizik.

Sipas informacioneve paraprake, vëllezërit Kiri Mërnica dhe Azgan Mërnica kanë sulmuar një të burgosur tjetër me iniciale K.S., për motive që ende nuk janë bërë të qarta nga autoritetet.

Azgan Mërnica, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e efektivit të forcave speciale “Shqiponja”, Novruz Cenalia, më 13 maj 2024, së bashku me vëllain e tij Kiri Mërnica, i dënuar me 19 vite burg për vrasjen e 23-vjeçarit Florjan Selimi në vitin 2019, janë konfliktuar me K.S. gjatë ndërrimit të turneve të stafit të sigurisë. Kjo situatë ka bërë që ndërhyrja e gardianëve të vijë me vonesë.

Burime bëjnë me dije se ngjarja është mbajtur fillimisht e rezervuar dhe aktualisht po verifikohet nga autoritetet përmes pamjeve të kamerave të sigurisë të instaluara në ambientet e burgut.

Policia dhe administrata e institucionit të vuajtjes së dënimit po vijojnë hetimet për të zbardhur rrethanat dhe motivet e plota të këtij sulmi, si dhe për të përcaktuar përgjegjësitë për incidentin e ndodhur.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Zbardhet dëshmia e Elvis Shehut: “U ndamë vetëm 20 minuta para vrasjes së Çajup...

0
Në seancën e fundit gjyqësore ndaj grupit të Laert Haxhiut, rival i kreut të “Bandës së Lushnjës”, Aldo Bare, është zbardhur dëshmia e Elvis...

“Sulm ndaj drejtorit të IKMT-së në zyrë” – Klesti Çela dhe tre persona të...

0
Një incident i rëndë ndodhi dje në ambientet e Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT), ku drejtori i Ekzekutimit të Vendimeve, Fatmir Meta,...

Aksident në autostradën Fier–Vlorë, “Mercedes” i pret rrugën “Passat”-it, 4 pasagjerët shpëtojnë pa lëndime

0
Një aksident u regjistrua rreth orës 10:00 në autostradën që lidh Fierin me Vlorën, pranë fshatit Panaja, ku u përfshinë dy automjete, një “Mercedes”...

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 4 Mars 2026

0
Dashi Dita sjell vendosmëri dhe iniciativa. Në punë, një mundësi për projekt të ri mund t’ju vendosë në qendër të vëmendjes. Kujdes me vendimet financiare...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 4 Mars 2026

0
Më 4 mars 2026, moti në Shqipëri pritet të jetë dimëror, por gradualisht drejt përmirësimit me alternime të vranësirave dhe kthjellimesh gjatë ditës. Gjatë...