18.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

Sherr në familje në Pogradec, vëllai plagos vëllain nën efektin e alkoolit

Një konflikt mes dy vëllezërve në Pogradec ka përfunduar në plagosje, kur një 23-vjeçar ka qëlluar me thikë të vëllanë e tij, 25 vjeçar. Autori njihet si përdorues i pijeve alkoolike dhe në momentin e plagosjes ka qenë në gjendje të dehur. Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 4 në Pogradec, rreth orës 08:30 të 25 marsit.

25-vjeçari është dërguar menjëherë në spital për të marrë ndihmë mjekësore. I plagosuri, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ka marrë një plagë të lehtë në krahun e majtë dhe pas mjekimit është larguar drejt banesës së tij.

Edhe babai i djemve konfirmon jashtë kamerave që djemtë u konfliktuan nën efektin e alkoolit. Ndërkohë, 23-vjeçari Sami Shuli është shoqëruar në polici, ku do të japë edhe deklarimet e tij për ngjarjen.

“Më datë 25.03.2024, rreth orës 08:30, në lagjen nr. 4, Pogradec, në banesë, gjatë një konflikti, shtetasi Sami Shuli, 23 vjeç, dyshohet se ka dëmtuar me mjet prerës (thikë) vëllain e tij 25 vjeç, i cili u dërgua për mjekim në spital.

Shtetasi S. Sh., aktualisht ndodhet i shoqëruar në ambientet e Komisariatit, për veprime të mëtejshme procedurale”, njofton policia. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Kurti fton opozitën për takim pas vendimit të Kushtetueses mbi zgjedhjen e presidentit

0
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, njoftoi dje se do t’i ftojë liderët e partive opozitare për të diskutuar mbi zgjedhjen e presidentit të ri...

Sekretari Amerikan i Mbrojtjes: Mojtaba Khamenei i plagosur dhe i fshehur pas sulmeve ndaj...

0
Sekretari Amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, deklaroi të premten se udhëheqësi i ri suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, është “i plagosur dhe me shumë...

SHBA ofron 10 milionë dollarë shpërblim për informacion mbi udhëheqësit kryesorë iranianë

0
Qeveria e SHBA-së ka njoftuar një shpërblim deri në 10 milionë dollarë për informacion që mund të çojë në identifikimin ose arrestimin e udhëheqësve...

Zelensky: “Lehtësimi i sanksioneve ndaj naftës ruse i jep Moskës 10 miliardë dollarë për...

0
Duke folur në një konferencë të përbashkët për shtyp me homologun e tij francez, Emmanuel Macron, presidenti i Ukraina, Volodymyr Zelensky, kritikoi administratën e...

Trump: “Çdo objektiv ushtarak në ishullin Kharg u shkatërrua”

0
Presidenti i Shtetet e Bashkuara, Donald Trump, deklaroi se “çdo objektiv ushtarak” në ishullin Kharg u shënjestrua dhe u shkatërrua. Ky ishull është thelbësor...