13.5 C
Tiranë
Thursday, January 29, 2026
spot_img

Sherri i mësueseve te shkolla “Çajupi”/ Flet për herë të parë ministrja e Arsimit: “Pasi e verifikuam me policinë, ne morëm menjëherë masat e pezullimit”

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi, ka reaguar për herë të parë në lidhje me ngjarjen e ndodhur në shkollën Çajupi, ku dy mësuese dhe të afërmit e tyre u përfshin në një sherr masiv në ambientet e jashtme të institucionit arsimor.

Kushi u shpreh se masa e pezullimit për dy mësueset nuk u mor në mënyrë të menjëhershme, pasi u prit verifikimi i ngjarjes nga ana e policisë.

Sipas ministres pas të dhënave të ardhura nga policia u bë pezullimi i mësueseve dhe pritet raporti final i hetimit për të bërë shkarkimin ose jo të tyre, pasi një mësues nuk mund të hiqet me një të rënë të lapsit nga puna.

“Për sa i përket përplasjes në shkollën Çajupi, nuk është e vërtetë që nuk kemi reaguar. Të dyja mësueset janë pezulluar nga puna dhe po analizohet e gjithë çështja. Kemi ngritur një grup pune për të trajtuar situatën.

Jo gjithmonë reagimi i ministrisë është fytyra e ministrit. Tani që flasim mund të hapni faqen e zyrës Arsimore Tiranë e cila ka bërë një reagim dhe ka marrë menjëherë masë ndaj mësueseve të pezulluara.

U përdor një kohë e caktuar për të verifikuar ngjarjen me policinë. Jo gjithmonë lajmet në media janë 100% të vërteta. Ne kemi përgjegjësinë të respektojmë ato rregulla, pasi nuk hiqet një mësues me një të rënë të lapsit. Pasi verifikohet rasti ne marrim masa. Pasi e verifikuam me policinë, ne morëm menjëherë masat e pezullimit. Duhet të presim hetimin dhe raportin final të policisë për të bërë më pas shkarkimin.

Ne kemi Komisionet e Etikës dhe pikërisht këtë kemi bërë, duhet të respektojmë strukturat që ngremë dhe nuk mund ta bëj ministri pezullimin pasi ka struktura dhe ka hirearki. Kemi ngritur një grup pune dhe uroj mos të ndodhin më ngjarje të tilla se është shumë e rëndë edhe për prindërit që kanë fëmijë aty shqetësimi është shumë i lartë. Për fat ngjarja ka ndodhur jashtë shkollës dhe jo brenda shkollës, por prapë për ne është shumë rëndë. Etika dhe integriteti për ne është diçka që nuk duhet të cënohet dhe do të reagojmë fortë”, tha Kushi.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Hëna e Plotë në Luan më 1 shkurt: Koha për të zbuluar fuqinë dhe...

0
Hëna e plotë e 1 shkurtit lind në shenjën e Luanit, duke sjellë një ndjesi shprese dhe energjie pozitive për të gjithë. Ky moment...

Familja e Albës reagon pas komenteve mbi pjesëmarrjen e saj: ‘E mbështesim 100%’

0
Familja e Albës ka reaguar përmes një postimi në Instagram lidhur me situatat e ndodhura brenda formatit ku ajo po merr pjesë, si dhe...

Abarth, macja xhenxhefili nga Padova shpallet ‘më e bukura në botë’

0
Qyteti italian i Padovës është shndërruar në një qendër për adhuruesit e maceve, duke pritur një event që kombinon spektaklin dhe konkurrencën ndërkombëtare të...

Debat në Kuvend për projektin TID Durrës: Banorët ankohen për mungesë konsultimi

0
Sot në Komisionin për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën u zhvillua një seancë dëgjimore për projektin TID në Durrës, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga Ministria...

Trump paralajmëron Iranin: Marrëveshje ose sulm nga SHBA”

0
Presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmëruar udhëheqësit iranianë për të arritur një marrëveshje, duke lënë të kuptohet se në rast refuzimi, Shtetet e Bashkuara...