15.5 C
Tiranë
Wednesday, March 18, 2026
spot_img

Sherri në Durrës përfundon me të shtëna armesh dhe kanosje

Një konflikt mes dy personave në fshatin Shkallnur, Durrës, përfundoi me të shtëna arme gjahu dhe kanosje nga njëri prej të përfshirëve. Policia vendore e Durrësit konfirmoi se ngjarja ndodhi mesnatën e mbrëmshme, më 15 gusht, rreth orës 23:50.

I dyshuari, 32-vjeçari Edison Gjuzi, akuzohet se ka qëlluar në ajër me një armë gjahu pranë banesës së bashkëfshatarit Rifat T., me qëllim kanosjen. Pas incidentit, ai është larguar nga vendngjarja dhe është shpallur në kërkim nga autoritetet.

Sipas dëshmive të mbledhura nga policia, Gjuzi ishte në një dasmë dhe në gjendje të dehur filloi të xhironte gomat e makinës, duke prishur qetësinë publike. Kjo solli reagimin e banorëve të fshatit, përfshirë personin e kanosur. Pas një debati të shkurtër, Gjuzi u largua për të marrë armën e gjahut nga shtëpia e tij dhe u kthye për të qëlluar në ajër.

Policia ka sekuestruar armën e gjahut, e cila posedohej me leje nga babai i të dyshuarit. Një grup i posaçëm hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes dhe për të kapur autorin e krimit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 18 Mars 2026

0
Dashi Dita mund të sjellë disa sfida të vogla, por energjia juaj do t’ju ndihmojë t’i kapërceni. Në punë kërkohet përqendrim. Në dashuri, shmangni reagimet...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 18 Mars 2026

0
Më 18 mars 2026, moti pritet të jetë i paqëndrueshëm, me vranësira të dendura dhe reshje të herëpashershme shiu në pjesën më të madhe...

Sylvinho rikthen Taulant Seferin në Kombëtare për fazën “play-off”

0
Në një lëvizje strategjike për fazën vendimtare të kualifikimeve, trajneri i Kombëtares Shqiptare, Sylvinho, pritet të rikthejë sulmuesin Taulant Seferi në ekip. Ish-lojtari i...

Samsung ndalon Galaxy Z TriFold pas vetëm tre muajsh, shitjet vazhdojnë deri në stok

0
Telefoni i parë i Samsung me palosje të dyfishtë, Galaxy Z TriFold, pritet të ndërpritet rreth tre muaj pas lansimit të tij, sipas një...

Aksidenti tragjik në Tiranë: Autoboti i UKT u përplas me 72-vjeçaren, ja çfarë u...

0
Një aksident me pasoja fatale ka ndodhur mesditën e së martës në Tiranë, duke tronditur zonën e ish-ekspozitës në bulevardin Gjergj Fishta. Një grua...