7.5 C
Tiranë
Friday, April 11, 2025
spot_img

Shifrat/ MSh: Katër viktima dhe 169 raste të reja me Covid 19 në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale bëri me dije sot situatën epidemiologjike në 24 orët e fundit të COVID19 në Shqipëri, ku vetëm në 24 orët e fundit janë shënuar 4 viktima, duke e çuar në 411 numrin total të viktimave nga Covid 19.

Mësohet se janë kryer 971 testime në 24 orët e fundit, nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 169 qytetarë të prekur nga virusi SARS-COV2.

Janë shëruar 100 qytetarë, duke e çuar në 9215 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë.

Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki: 55 të prekur në Tiranë, 22 të prekur në Korçë, 14 raste në Elbasan, 9 raste në Shkodër dhe Durrës, 8 raste në Fier, 7 raste në Lushnje, 6 raste në Lezhë, Vlorë, Mirëditë, Tropojë, 2 raste në Kavajë, Berat, Mallakastër, Klos, 1 rast në Krujë, Kurbin, Kukës, Has, Mat, Gjirokastër, Divjakë, Malësi e Madhe, Përenjas, Peqin, Gramsh, Kuçovë, Skrapar.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 228 pacientë, 17 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.
Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht e kanë humbur betejën me COVID19, një 62 vjeçar, një 66 vjeçare nga Lezhanjë 67 vjeçare dhe një 80 vjeçar nga Tirana.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet gjithë qytetarëve dhe bizneseve të jenë të kujdesshëm në zbatimin e rregullave të higjienës, distancimit dhe vendosjes së maskës. Kontaktoni me mjekun e familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin 127 nëse dyshoni se ju apo një i afërmi juaj është i prekur nga COVID19. Telefononi në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për të kontaktuar mjekun e familjes, për sherbim psikologjik te specializuar dhe të sigurt si dhe për çdo informacion tjetër rreth COVID19.

7bb5d872 34f0 4e46 A354 6b6eb7dda6e1COVID-19 – Statistika (8 Tetor 2020)
Raste të reja ditore 169
Të shëruar ne 24 orë 100
Humbje jete në 24 orë 4
Testime ditore 971

Testime totale 95811
Raste pozitive 14899

Raste të shëruara 9215
Raste Aktive 5273
Humbje jete 411 

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 2717
Durrës 570
Shkodër 398
Lezhë 264
Korçë 268
Elbasan 221
Fier 237
Vlorë 191
Kukës 146
Berat 128
Dibër 78
Gjirokastër 55

 

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Rama: “Shqipëria është Grua, Evropa është Grua” – Mesazhi i Kryeministrit në Takimin vajzat...

0
Kryeministri Edi Rama theksoi rolin kyç të grave dhe vajzave në zhvillimin e Shqipërisë dhe integrimin e saj në Bashkimin Evropian, gjatë fjalës...

Chris LaCivita në hapjen e fushatës së PD-së: “Shqipëria do të bëhet madhështore sërish!”

0
Drejtuesi i fushatës së Partisë Demokratike, Chris LaCivita, mbajti një fjalim të fuqishëm dhe provokues gjatë hapjes së fushatës së PD-së, duke shprehur mbështetje...

Sali Berisha hap fushatën me një fjalim emocional: “Shqipëria Madhështore është Shqipëria e shpirtit...

0
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, hapi zyrtarisht fushatën e PD-së me një fjalim emocional dhe të fuqishëm drejtuar qytetarëve të Tiranës, duke shprehur...

“Jam gati të paguaj për mëkatet e mia” – Letra e vrasësit të Ilaria...

0
Një letër e mbushur me ndjesi faji dhe kërkim faljeje ka ardhur nga qelia ku ndodhet i burgosur Mark Samson, autori i vrasjes së...

Aksident tragjik në Moravë të Beratit – Humb jetën një 50-vjeçar pas përplasjes së...

0
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në fshatin Moravë të Beratit, ku përplasja mes dy...