8.5 C
Tiranë
Saturday, December 6, 2025
spot_img

Shisnin ekstazi në Vlorë, arrestohen tre djem të rinj, sekuestrohet një shumë parash e përfituar nga kjo veprimtari kriminale

Tre djem të rinj u arrestuan nga policia e Vlorës pasi shisnin ekstazi për të ‘sjellë në qejf’ pushuesit. Ekstazi është bërë një drogë popullore, pjesërisht për shkak të efekteve pozitive që një person përjeton brenda një ore apo më shumë pas marrjes së një doze të vetme.

Njoftimi nga Policia Vlorë

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “ECSTASY 22”.

Operacioni, i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Vlorë, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale të DVP Vlorë.

Mbanin me vete 26 gr lëndë të dyshuar narkotike MDMA dhe 141 tableta lënde të dyshuar narkotike Ecstasy, vihen në pranga 3 shtetas.

Sekuestrohet edhe një shumë parash që dyshohet se është përfituar nga kjo veprimtari kriminale.

Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Vlorë, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale të DVP Vlorë, u organizua dhe u finalizua me sukses operacioni policor i koduar “ECSTASY 22”, në kuadër të të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

– E. B., 21 vjeç; E. M., 17 vjeç, banues në Tiranë dhe Rr. B., 26 vjeç, banues në Prishtinë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit fizik ndaj shtetasve E. B. dhe E. M., si dhe kontrollit të ambientit, ku ishin akomoduar këta shtetas, gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 26 gr lëndë e dyshuar narkotike e llojit MDMA, 61 tableta të dyshuara narkotike të llojit Ecstasy si dhe një shumë parash. Në vijim të veprimeve policore, gjatë kontrollit fizik të shtetasit Rr. B., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestrun në cilësinë e provës materiale, edhe 80 tableta të dyshuara narkotike të llojit Ecstasy.

Vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të kryer nga këta shtetas.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

U plagos nga bashkëmoshatari , ndërron jetë 15-vjeçari Erion Boba, pas 10 ditësh lufte...

0
Ka ndërruar jetë në spital 15-vjeçari nga Durrësi, Erion Boba, i cili u plagos rëndë me thikë nga një bashkëmoshatar pak ditë më parë....

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...