13.5 C
Tiranë
Saturday, December 6, 2025
spot_img

Shiste kokainë dhe lëndë të tjera narkotike, policia e Tiranës arreston 35-vjeçarin

Policia e kryeqytetit ka goditur një tjetër rast të shpërndarjes të drogave të forta në doza të vogla.

Në prangat e policisë ka rënë një shtetas 35-vjeçar me iniciale D.L, i cili dyshohet se shiste sasi lënde të dyshuara narkotike ekstazi, LSD, MDMA, kokainë. Gjithashtu uniformat blu kanë sekuestruar edhe një shumë parash që dyshohet se janë përfituar nga ky aktivitet kriminal.

Gjithashtu u procedua penalisht në gjendje të lirë shtetasi G. D., 27 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

Policia Tiranë:

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Miks”, për goditjen e shpërndarjes së drogave të forta në doza të vogla.
Operacioni u zhvillua nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë.

Sekuestrohen sasi lënde të dyshuara narkotike ekstazi, LSD, MDMA, lëndë e dyshuar narkotike kokainë e ndarë në doza gati për shitje dhe shuma parash që dyshohet se janë përfituar nga ky aktivitet kriminal.

Vihet në pranga poseduesi i tyre. Procedohet në gjendje të lirë një shtetas tjetër, për moskallëzim krimi.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal në fushën e prodhimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, pas një pune të mirëfilltë hetimore, bazuar dhe në të dhënat e grumbulluara në rrugë operative, se një shtetas posedonte dhe shpërndante lëndë narkotike kokainë në disa zona të Tiranës, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Miks”.

Si rezultat i operacionit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:
– D. L., 35 vjeç, banues në Tiranë.

Gjithashtu u procedua penalisht në gjendje të lirë shtetasi G. D., 27 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.
Në afërsi të Brrylit, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar shtetasin D. L. dhe shtetasin G. D.

Gjatë kontrollit fizik ndaj shtetasit D. L. dhe kontrollit në banesën e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, lëndë të dyshuar narkotike, rreth 65 tableta ekstazi, sasi lënde narkotike MDMA dhe LSD, sende që shërbejnë për konsumimin e lëndëve narkotike dhe shuma parash që dyshohet se janë përfituar nga ky aktivitet kriminal.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se ky shtetas pasi siguronte lëndët narkotike ekstazi, kokainë, LSD dhe MDMA, i shpërndante ato në zona të ndryshme të Tiranës, kryesisht në afërsi të Bllokut, Unazës së Re dhe Ish-stacionit të Trenit.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

U plagos nga bashkëmoshatari , ndërron jetë 15-vjeçari Erion Boba, pas 10 ditësh lufte...

0
Ka ndërruar jetë në spital 15-vjeçari nga Durrësi, Erion Boba, i cili u plagos rëndë me thikë nga një bashkëmoshatar pak ditë më parë....

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...