4.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

Shiste në dyqanin e tij mallra kontrabandë, arrestohet 30-vjeçari nga Durrësi

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Mix”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të tregtimit të mallrave të sjella kontrabandë në shtetin tone në Durrës, ndërsa u procedua penalisht 39-vjeçari me inicialet M. M.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se ky shtetas akuzohet për veprat penale “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë” dhe “Fshehja e të ardhurave”.
Durrës

Njoftimet:

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Mix”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të tregtimit të mallrave të sjella kontrabandë në shtetin tonë.

Operacioni, nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Durrës.

Shiste në dyqanin e tij mallra, të cilat dyshohet se janë futur kontrabandë në vendin tonë, procedohet penalisht 39-vjeçari.

Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale, mallrat e ndryshëm, të dyshuar të kontrabanduar.

Në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e tregtimit të mallrave që futen kontrabandë në vendin tonë, specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Durrës organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Mix”, si rezultat i të cilit u procedua penalisht shtetasi:

-M. M., 39 vjeç, banues në Durrës, për veprat penale “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

Gjatë kontrollit që shërbimet e Policisë ushtruan në dyqanin e këtij shtetasi, u gjetën dhe u sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, 74 aparate celulare, veshje, aksesorë dhe pajisje të tjera, për të cilat ky shtetas nuk dispononte faturën përkatës të deklarimit në autoritetin doganor.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...