7.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

Shiti një apartament me certifikatë false, arrestohet në Rinas shqiptari i shpallur në kërkim nga policia

Policia e Tiranës ka arrestuar një shtetas i cili ishte i shpallur në kërkim për veprën penale “Mashtrimi” me pasoja të rënda.

Policia ka mundur të arrestojë Vasil Priftin, rezident në SHBA teksa ka hyrë në Republikën e Shqipërisë përmes Rinasit. Vasili ishte shpallur në kërkim pasi është dënuar me 6 vite burg për mashtrim me pasoja të rënda.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë

Vijon puna për kapjen e personave në kërkim.

Kapet dhe vihet në pranga një shtetas i shpallur në kërkim për veprën penale “Mashtrimi” me pasoja të rënda.

Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë policore, shërbimet e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Finaciar në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Rinas, në hyrje të Republikës së Shqipërisë, kanë bërë kapjen dhe ndalimin e shtetasit:

Vasil Prifti, 55 vjeç, banues në Tiranë dhe rezident në SHBA.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë e ka dënuar me 6 vite burg për veprën penale “Mashtrimi” me pasoja të rënda.

Shtetasi Vasil Prifti, nëpërmjet mashtrimit, ka shitur një apartament banimi, duke përdorur një certifikatë të falsifikuar.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...