-0.5 C
Tiranë
Sunday, November 24, 2024
spot_img

Shkalla e dytë e vetingut rikthen në detyrë prokurorin e Tiranës, pasi u shkarkua nga KPK

Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit ka rikthyer në detyrë prokurorin e Tiranës, Bledar Maksuti i shkarkuar nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.

Trupi gjykues i përbërë nga Albana Shtylla kryesuese, Ina Rama relatore, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo anëtarë, vendosi ndryshimin e vendimit datë 16.04.2021, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit Bledar Maksuti.

Sipas Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, prokurori rezultoi me pasaktësi në deklarime dhe mungesë burimesh për pasurinë.

Bledar Maksuti është prokurori i cili udhëhoqi hetimet që çuan në zbardhjen e vrasjes së Behar Sofisë pak kohë më parë në Tiranë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT