Shkarkohet drejtoresha e Zyrës Vendore të Arsimit Publik në Elbasan, Anila Çota.
Në vend të saj në këtë post është emëruar Ermir Çela. Ky i fundit është pedagog i jashtëm pranë departamentit të Matematikës në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan dhe mbante detyrën e Drejtorit në Gjimnazin “Konstandin Kristoforidhi”.
Është paralajmëruar se do nisë vala e shkarkimit të pjesës dërrmuese të drejtorëve të institucioneve dhe të mjaft drejtorive me qëllim rritjen e performancës së punës e mbi të gjitha ofrimin e shërbimeve.