11.5 C
Tiranë
Wednesday, January 28, 2026
spot_img

Shkarkohet prokurorja/Tha se i kishin falsifikuar firmën për një pagesë 48 mijë euroshe

Komisioni i Pavarur i Kaluafikimit njoftoi të enjten se kishte vendosur shkarkimin e prokurores së Tiranës Eriselda Bala, pas hetimit në të tri kriteret e rivlerësimit.

Kryesuesja e trupës Suela Zhegu tha se vendimi i shkarkimit ishte marrë me shumicë votash. Veç Zhegut në trupën që hetoi Balën ishin Brunilda Bekteshi relatore dhe Firdes Shuli anëtare.

Bala u hetua në të tre kriteret, por gjatë seancës dëgjimore Komisioni i Pavarur i Kualifikimit u fokusua në kriterin e pasurisë. Balës iu kërkuan shpjegime në lidhje me një pagesë 48 mijë euro përmes bankës, për të cilën prokurorja tha se ishte falsifikuar firma e saj në faturën e pagesës.

Po ashtu asaj iu kërkuan shpjegime mbi 2 milion lekë të ardhura nga familja e bashkëshortit dhe një dhuratë 1 milion lekë nga gjyshërit e saj.

Bala e ka filluar karrierën si magjistrate në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë në vitin 2008 dhe një vit më vonë është transferuar në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Pogradec. Në vitin 2015 ajo është emëruar si prokurore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 28 Janar 2026

0
♈ Dashi Ditë reflektimi dhe kujdesi. Mos nxitoni vendime, sidomos në marrëdhënie. ♉ Demi Stabilitet dhe qartësi. Fokus te çështjet financiare dhe praktike. ♊ Binjakët Komunikimi sjell zgjidhje. Një...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 28 Janar 2026

0
Moti pritet të jetë dimëror dhe kryesisht i paqëndrueshëm, me vranësira të shumta në të gjithë territorin dhe kthjellime të përkohshme gjatë mesditës. Reshje shiu...

“Ndëshko me karton të kuq për stilin tënd” – Gjyqtarja italiane Giuliana Vigile bëhet...

0
Gjyqtarja italiane e Serie D, Giuliana Vigile, ka tërhequr vëmendjen e tifozëve jo vetëm për punën e saj në fushë, por edhe për pamjen...

“Janë të sigurt” – Dy lojtarët e Tottenham përfshihen në aksident automobilistik para Champions...

0
Tottenham Hotspur ka konfirmuar se dy futbollistët e skuadrës, Wilson Odobert dhe Randal Kolo Muani, janë përfshirë në një aksident automobilistik vetëm një ditë...

“Mua më duket sikur e bezdis” – Mateo dhe Brikena, tension i dukshëm në...

0
Raporti mes Mateo dhe Brikenës vazhdon të mbetet i paqartë brenda shtëpisë së Big Brother VIP, me të dy banorët që shprehin mendime krejt...