15.5 C
Tiranë
Sunday, March 22, 2026
spot_img

Shkatërrohet grupi i trafikut të kokainës në Itali, në pranga 4 shqiptarë

Një bandë e trafikut të kokainës është goditur nga policia italiane, ku të arrestuar janë katër shqiptarë dhe një italian, ndërsa një anëtar tjetër është shpallur në kërkim.

Mediat italiane raportojnë se të arrestuarit janë Angjelin Lleshi, 30 vjeç, Amarildo Perloshi, 33 vjeç, Leonard Vishaj, 33 vjeç, dhe Elton Beleshi, 39 vjeç, të gjithë të lindur në Shqipëri dhe banues në Aosta, si dhe Diego Gustavo Corchia, 41 vjeç, lindur dhe jeton në Aosta.

Ndërkohë, sipas mediave italiane, operacioni i policisë ishte koduar “Illyricum”, për shkak të emrit që përdorte grupi i shqiptarëve për tu’ identifikua.

Sipas hetimeve të policisë italiane, Vishaj kishte rolin e korrierit në grup, ndërsa Beleshi shitësi me shumicë. Lleshi, Corchia dhe Perloshi merreshin me përpunimin e drogës dhe nga shitjet përfitonin rreth 15 mijë Euro në muaj.

Shqiptarët prej kohësh ishin nën hetim për trafikim të lëndëve narkotike. Gjykata italiane të 4 shqiptarët i ka lënë në burg, ndërsa Diego Gustavo Corchia, 41 vjeç, përfundoi në arrest shtëpie.

Hetimi filloi në nëntor 2020 pas kontrolleve në një garazh në qendër të Aosta-s, pas denoncimeve që ishin bërë nga banorët e zonës.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

IDF publikon hartën: Raketat iraniane mund të arrijnë deri në Londër

0
Tel Aviv, 22 mars – Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) kanë publikuar një hartë në rrjetet sociale, ku pretendojnë se paraqitet rrezja e veprimit...

Pensionisti nga Florida bëhet viral për ngjashmëri me Jeffrey Epstein: ‘Unë nuk jam ai’

0
Një pensionist nga Florida është bërë sensacion në rrjetet sociale për shkak të ngjashmërisë së tij me financierin e famëkeq Jeffrey Epstein, duke e...

Edi Rama porosi kryetares së Bashkisë Vlorë: ‘Brenda javës, zgjidhje për ujin e Tragjasit’

0
Çështja e furnizimit me ujë nga burimet e Izvorit në Tragjas ka arritur në një pikë vendimtare, duke përfshirë drejtpërdrejt qeverinë. Burime nga qeveria bëjnë...

Arrestohet 42-vjeçari shqiptar, pjesëtar i një bande ‘skifterësh’ në Torino

0
Një 42-vjeçar shqiptar është arrestuar sot nga policia e Torinos, pasi dyshohet të jetë pjesë e një bande kriminale e njohur si “skifterët”, e...

“I eliminuar me katër të shtëna” – Shqiptari 30-vjeçar u vra në Itali pas...

0
AREZZO – Zbardhen detaje tronditëse për vrasjen e 30-vjeçarit shqiptar Gjergj Pergegaj në Olmo, Itali. Sipas mediave italiane, viktima u qëllua me katër të...